Hulumtimi që erdhi nga specat djegës për shqisën e të prekurit dhe nxehtësisë fiton Çmim Nobel
Shkencëtarët që kanë zbuluar se si trupat tanë ndjejnë të ngrohtit nga dielli apo përqafimin e një të dashuri kanë fituar Çmimin Nobel për Paqë.
David Julius dhe Ardem Patapoutian, nga ShBA-ja, kanë ndarë çmimin e vitit 2021 në Mjekësi dhe Fiziologji për sensin e të prekurit dhe temperaturës.
Ata treguan se si trupat tanë i konvertojnë sensacionet fizike në mesazhe elektrike në sistemin nervor, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Gjetjet e tyre mund të çojnë në forma të reja të tarjtimit të dhimbjeve.
I nxehti, i ftohti dhe rpekja janë kruciale për përjetimin e botës rreth nesh dhe për mbijetesën tonë.
Por, si trupat tanë në të vërtetë e bëjnë këtë gjë ka qenë prej mistereve më të mëdha të biologjisë.
Zbulimi i profesorit David Julius, nga Universiteti i Californias, erdhi pas investigimit të dhimbjes djegëse që ndjejmë kur hamë një spec djegës.
Ai eksperimentoi me burimin e nxehtësisë së specit djegës.
Ai zbuloi tipin specifik të receptorit që i përgjigjej atij burimi. /Periskopi