Hulumtimi i ri: Kanabisi ua zgjat jetën të sëmurëve nga kanceri deri në tri herë

Hulumtimi i ri: Kanabisi ua zgjat jetën të sëmurëve nga kanceri deri në tri herë

Një studim në Britani të Madhe ka treguar se kanabidiol (CBD), përbërësi kryesor i kanabisit, mund të ndihmojë në trajtimin e të sëmurëve nga kanceri i pankreasit, dhe t’iu zbusë simptomat e sëmundjes, por edhe t’iu zgjasë jetën deri tri herë.

Shkencëtarët e Universitetit “Queen Mary” në Londër kanë zbatuar këtë hulumtim në minj. Ata kanë konstatuar se minjtë jetojnë më gjatë pasi iu jepet kanabidiol bashkë me kimioterapi.

Në të vërtetë, kanabidioli nuk përmban THC, i cili i jep marihuanës ndikim psikoaktiv.

Autori i këtij studimi, profesori Marco Falasca thotë se rezultatet janë të jashtëzakonshme, transmeton Insajderi.com.

“Kemi gjetur se minjtë me kancer në pankreas jetojnë tri herë më gjatë nëse i shtohet kanabisi kimioterapisë së tyre”, thekson ai.

Pasi kanabidiol është miratuar për përdorimin shëndetësor nëpër klinika në Britani të Madhe, ai do ta vazhdojë këtë studim edhe në njerëzit, thotë Falasca.

Mjekët tregojnë se 20 për qind të sëmurëve nga kanceri i pankreasit mbijetojnë deri një vit pas diagnostifikimit, ndërsa vetëm 7 për qind jetojnë deri në pesë vjet.

Kjo është kështu sepse simptomat e kësaj sëmundjeve nuk janë menjëherë të qartë, ndërsa manifestohen me dhimbje të barkut dhe humbje të peshës.

Hulumtimet e mëhershme kanë konstatuar se kanabisi e trajton kancerin ashtu që i vret qelizat e tumorit dhe pengon shpërndarjen e tyre.

Shpërndaje në: