HULUMTIM ll Universiteti i Pejës shpërblen me tender 46 mijë euro burrin e sekretares së MASHT’it (DOKUMENT)
Keqpërdorime të shumta dyshohet se kanë ndodhur vitet e fundit në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”. Në dokumentet që ka siguruar Periskopi, do ju sjellim në vazhdimësi dyshimet për shkeljet drastike që kanë ndodhur në këtë Universitet.
Ky hulumtim i Periskopit [të cilat shkrimet do publikohen nga sot e ditëve në vazhdim] përfshin rektorin Armand Krasniqi, prorektorët Edmond Beqiri, Alma Lokaj dhe Vjosa Hajdari, kryesuesen e Këshillit Drejtues Majlinda Belegu, u.d Sekretaren Tirana Baftiu Hasani dhe emra të tjerë…
Për të gjitha këto shkelje, siç mëson Periskopi, janë njoftuar organet përgjegjëse të Qeverisë, struktura të VV’së, si dhe Prokuroria e Pejës, por ende nuk dihet se çfarë masash janë marrë.
Pjesën e parë të këtij hulumtimi, e nisim me Ridizajnimin e projektit të F. Biznesit në kampusin e UHZ-së, ku fitues i tenderit është zgjedhur kompania e bashkëshortit të Sekretares së MASHT’it, Fadile Dyla (mbesa e deputetit të VV’së Jahja Kokaj), Behar Dyla.
Ky tender i hapur nga Universiteti i Pejës kishte parashikuar vlerën prej 40 mijë euro, megjithatë kundër kriterit të dhënies së kësaj kontrate, e njëjta u nënshkrua për çmimin 46 mijë euro.
Kompania fituese “AB Group”, që pronar/aksionarë ka Behar Dylën – burrin e Fadile Dyla – i është dhënë kontrata përmes procedurave të negociuara, apo ndryshe tashmë e njohur me termin kontrata njëburimore.
/Periskopi/