HULUMTIM ll Edhe pse u kundërshtua nga Senati, Universiteti i Pejës angazhoi asistent me notë mesatare 6 dhe pa diplomë të masterit (DOKUMENT)
Një sërë skandalesh e kanë përcjellur Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” në vitet e fundit. Shkelje nga më të rëndat në kundërshtim të plotë me rregulloren është vepruar edhe me rastin e tashmë asistentit Artan Malokut, ku fitoi këtë pozitë duke pasur notën mesatare 6.
Angazhimi i kundërligjshëm i Artan Malokut në procesin mësimor ishte bërë edhe përkundër kundërshtimit të zgjedhjes së tij nga Senati i Universitetit. Për rastin në fjalë siç raportonte Insajderi muaj më parë, është adresuar edhe një Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale.
Senati i Universitetit në mbledhjen e mbajtur më 07.10.2022 e ka kundërshtuar angazhimin e Malokut në procesin mësimor. Por, edhe përkundër këtij kundërshtimi, i njëjti në vazhdimësi është angazhuar në procesin mësimor, me notën mesatare 6.
Angazhimi i tij përbën shkelje të rregullores për Angazhimin e Bashkëpunëtoreve të Jashtëm ku kërkohet që nota mesatare të jetë mbi 8. Ndërsa asistenti i pranuar ka notën mesatare 6.92.
Pos kësaj, nga dokumentet e sigururara nga Periskopi shihet se Artan Maloku në vitin 2021 është emëruar në UHZ, teksa në vitin më 25.01.2022 ka diplomuar në nivelin master.
HULUMTIM || Universiteti i Pejës e shpërbleu profesorin e vet me një tender 21 mijë euro