Huawei Watch bëhet me Android Wear 2.0
Huawei fillimisht kishte bërë të ditur se ora e mençur e kësaj kompanie do të bëhet me softuerin e përditësuar Android Wear 2.0 shumë shpejt pasi Google ta publikojë, por kjo megjithatë nuk kishte ndodhur.
Problemet, të cilat rrodhën në minutën e fundit kushtëzuan vonesën e paraqitjes së platformës Android Wear 2.0 për disa orë të mençura.
Huawei konfirmoi muajin e kaluar se Google kishte rregulluar problemin dhe se përditësimi do të bëhej shumë shpejt. Kjo doli e saktë dhe ora e mençur e Huawei u bë me sistemin e përditësuar operativ Android Wear 2.0, transmeton KosovaPress.
Për më qenë më precizë, Huawei kishte bërë të ditur se Google kishte rregulluar problemin, i cili shkaktoi vonesën e publikimit të azhurnimit. Pronarët e orës së mençur Huawei konfirmuan në Reddit, se përfundimisht morën përditësimin Android Wear 2.0, edhe pse ai nuk kishte ardhur automatikisht.
Përdoruesit duhet në mënyrë manuale ta bëjnë këtë në menynë “system is up to date”.