Huawei përgatit telefonin 2S

Huawei para disa ditëve ka prezantuar modelin Honor V10 dhe tash ka paralajmëruar se do të vijë me një pajisje tjetër të re.
Bëhet fjalë për telefonin 2S, i cili ngjason me modelin Huawei Mate 10 Lite.
Huawei 2S ka ekran 6 inç FHD, kamera 20MP + 16MP në anën e pasme, kamerë për selfi prej 20MP, procesor Kirin 960 dhe 6GB RAM.
Softueri është i bazuar në versionin Android 8.0 Oreo.
Data e publikimit të telefonit të ri të kompanisë Huawei ende nuk është bërë e ditur, transmeton KosovaPress.