Huawei paralajmëron telefonin e parë 5G

Pasi 5G standard përfundimisht ka marrë specifikimet e fundit, prodhuesit e pajisjeve mobile fillojnë të planifikojnë dhe përcaktojnë datat e paraqitjes së pajisjeve të para 5G.
Huawei do të prezantojë telefonin e tij të parë 5G në gjysmën e dytë të vitit 2019. Kjo informatë është shfaqur në një përmbledhje të paraqitur në analizën globale të ekspertëve dhe kompanitë në Shenzen, transmeton KosovaPress.
Duke u bazuar në paraqitjen e afatit kohor, supozohet se telefoni i parë Huawei 5G mund të jetë Mate 30.