Huawei me një fabrikë prodhimi 200 milionë euro në veri të Francës

Huawei me një fabrikë prodhimi 200 milionë euro në veri të Francës

Huawei ka zgjedhur parkun e biznesit në qytetin Brumath në rajonin verilindor të Grand-Est të Francës si vendin për fabrikën e vet të parë të prodhimit në Evropë, njoftuan në një deklaratë të përbashkët udhëheqësi global i telekomit dhe autoritetet lokale të rajonit francez, citon “Xinhua”.

Fabrika, me një investim prej 200 milionë euro do të krijojë fillimisht 300 vende pune dhe 500 vende pune në planin afatgjatë. Ajo synon të prodhojë zgjidhje me teknologji të rrjetit celular me vlerë 1 miliard euro për klientët evropianë të Huawei në vit, -shkruhet në deklaratë.

“Me këtë fabrikë të ndërtuar në udhëkryqet e Evropës, Huawei do të pasurojë praninë e saj tashmë të pasur në kontinent me 23 qendra kërkimi dhe zhvillimi, më shumë se 100 universitete partnere, më shumë se 3,100 furnizues dhe një zinxhir efikas furnizimi”, -vijon deklarata.

Huawei njoftoi në vitin 2019 synimin e tij për të ndërtuar fabrikën e parë evropiane të prodhimit në Francë. Evropa, e cila është tregu më i madh i jashtëm i kompanisë, shihet nga themeluesi i kompanisë Ren Zhengfei si shtëpia e dytë e ndërmarrjes. (Irma)

Shpërndaje në: