Huawei ka nisur punën në teknologjinë 6G

Huawei ka nisur punën në teknologjinë 6G

Huawei ka filluar kërkimet në teknologjinë 6G, pasardhësin e rrjeteve mobile 6G të cilat ende nuk janë përhapur në masë, sipas CEO i kompanisë Ren Zhengfei.

5G është emri i gjeneratës mobile e cila premton shpejtësi të mëdha dhe mundësinë për të sjellë në realitet teknologji të reja si makinat pa shofer.

Këto rrjete gradualisht kanë filluar të lançohen në Korenë e Jugut, Britani dhe Kinë. Megjithatë ende nuk janë të disponueshme në masë.

Megjithatë themeluesi i Huawei Ren tashmë ka filluar të flasë për 6G. “Kemi nisur punën paralelisht në 5G dhe 6G, pra me 6G po bëhet ca kohë,” tha Ren gjatë një interviste për CNBC.

Por Ren tha se teknologjia është ende “10 vite larg.” Duhet të realizohen disa gjëra që 6G të bëhet realitet. Së pari duhet të përcaktohen standardet nga industria. E njëjta gjë është bërë edhe me 5G. Një tjetër problem është se për çfarë do të shërbejë 6G dhe çfarë nevojash do të plotësojë.

Megjithatë Huawei aktualisht po fokuson përpjekjet në 5G. Kompania thotë se ka nënshkruar mëse 50 kontrata komerciale të 5G, mëse dyfishin e konkurrentëve të afërt Nokia dhe Ericsson.

Gjiganti Kinez i teknologjisë nga ana tjetër përballet me presionin Amerikan në rritje ndërsa SHBA e konsiderojnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Shpërndaje në: