Hoxhaj prezanton planin për mërgatën: Do t’i përfaqësojmë interesat e qytetarëve kudo

Hoxhaj prezanton planin për mërgatën: Do t’i përfaqësojmë interesat e qytetarëve kudo

Enver Hoxhaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, ka paraqitur planin e PDK-së për mërgatën, duke nënvizuar rëndësinë e saj si pjesë vitale e Kosovës.

“Jetojmë në një kohë kur ka një Kosovë në Ballkan dhe një Kosovë të dytë në Evropë,” deklaroi Hoxhaj, duke theksuar angazhimin e PDK-së për rikthimin e Ministrisë së Diasporës.

“Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet që ta sheh mërgatën të përfaqësuar në Kuvend dhe në Qeveri të Kosovës përmes rikthimit të Ministrisë së Diasporës. Përmes hapjes së konsullatave të reja do të mbrojmë identitetin, por edhe t`i përfaqësojmë interesat e qytetarëve kudo që jetojnë në Evropë dhe jashtë Evropës.”, ka thënë ish-ministri i jashtëm Envee Hoxhaj.

“Gjithashtu, investimet në ekonomi do të jenë prioritet për ta mbështetë diasporën, që të jetë sa më e fuqishme në Kosovë. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë e cila është më Evropiane, më moderne dhe më e fuqishme, shtoi tutje.

Video: KËTU

Shpërndaje në: