Hoxhaj për studentët: Do t’i mbështesim me një fond shtetëror prej 25 milionë eurosh në vit

Hoxhaj për studentët: Do t’i mbështesim me një fond shtetëror prej 25 milionë eurosh në vit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpallur një iniciativë të re për mbështetjen e arsimit të lartë, duke propozuar krijimin e Fondit Shtetëror për Bursa, me një buxhet prej 25 milionë eurosh çdo vit.

Ky fond do të mundësojë mbështetje financiare për studentët që ndjekin studimet në degët më prioritare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, ka theksuar se ky investim është jetik për të ardhmen e Kosovës.

“Investimi në rininë tonë është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Përmes këtij fondi, studentët tanë do të kenë mundësinë të ndjekin studimet e tyre në programet më të rëndësishme dhe të sjellin dijen e fituar për zhvillimin e vendit tonë,” ka deklaruar Hoxhaj, ish ministër i jashtëm.

Ky propozim synon të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë e Kosovës, duke i ndihmuar ata të arrijnë potencialin e tyre akademik dhe profesional.

Shpërndaje në: