Hoxhaj: Kurti është antiamerikan, me 9 shkurt i vjen fundi kësaj politike

Hoxhaj: Kurti është antiamerikan, me 9 shkurt i vjen fundi kësaj politike

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Rubikon ka thënë se me 9 shkurt do t’i vijë fundi politikës së Kurtit.

Hoxhaj potencoi se Kurti është një antiamerikan.

“Kemi një kryeministër që prej fillimit e deri në ditët e tij të fushatës anti-amerikan, anti-perëndimorë. Me 9 shkurt do t’i vjen fundi edhe kësaj sjellje politike”, tha Hoxhaj.

Tutje, ai tha se mënyra si është shprehur Kurti në fushatë është e paprecedentë.

“Fushata mendoj që ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Mënyra si është sjellë Kurti ka qenë e paprecedentë, nga foltoret e fushatave zgjedhore ka goditë mediet, ka goditë opozitën e sektorin privat”, tha Hoxhaj

Shpërndaje në: