Hoxhaj i vendosur: Nuk mund të bashkëpunojmë me VV-në
Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, është pyetur në lidhje me një koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve me VV-në.
Hoxhaj ka vlerësuar se nuk është e mundur një bashkëpunim në mes të PDK-së dhe VV-së.
“Ne ia themi VV-së një jo të madhe. Nuk mund të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje. Për dikë që është gjatë në Kuvend dhe Qeveri dhe e njeh elektoratin e PDK-së, unë po vijë në këtë intervistë nga një aktivitet në Vushtrri, dhe do të ishte një tradhti ndaj elektoratit të PDK-së”– është shprehur Hoxhaj për Nacionalen.