Hoxhaj i reagon Lavrovit: Propaganda ruse dhe serbe e ‘spastrimit etnik’ të serbëve në Kosovë, përpjekje për destabilizim

Hoxhaj i reagon Lavrovit: Propaganda ruse dhe serbe e ‘spastrimit etnik’ të serbëve në Kosovë, përpjekje për destabilizim

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Lavrov, i cili ka thënë se në Kosovë po bëhet spastrimi etnik i serbëve.

Hoxhaj  ka thënë se këto janë sulme dhe dezinformata që synojnë të destabilizojnë Kosovën.

“Propaganda ruse dhe serbe e ‘spastrimit etnik’ në Kosovë është dezinformim që synon të minojë institucionet euro-atlantike dhe të destabilizojë Kosovën. Krahasimi i Lavrov-it është luftë hibride e pastër. Këto sulme nuk kanë në shënjestër vetëm Kosovën, por paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në: