Hovenier: Qeveria Kurti po e ndikon marrëdhënien e Kosovës me ShBA-në

Hovenier: Qeveria Kurti po e ndikon marrëdhënien e Kosovës me ShBA-në

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA mbetet e përkushtuar ta ndihmojë popullin e Kosovës, pavarësisht veprimeve “sfiduese” të qeverisë së saj, të cilat ka thënë se po e ndikojnë partneritetin e vendit me ShBA-në, raporton EO.

Ai ka kërkuar që Qeveria t’i rikthehet dialogut konstruktiv me ShBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Këto deklarata, ambasadori i ka bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh ndërmjet Kosovës dhe USAID, me ç’rast ai ka theksuar se “përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë e i hekurt si gjithmonë”.

“Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e tashmë ndërmjet ShBA-ve dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë të udhëhequra me qeverinë e kryeministrit Kurti”.

“Po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç Zëvendësi i Departamentit të shtetit ka thënë më herët, Qeveria Amerikane shpreson se Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës”.

“Edhe pse disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë e tanishme të Kosovës mbesin më pak pozitive se që do të kishim shpresuar, përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë e i hekurt si gjithmonë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: