Hovenier: Pasioni i kosovarëve për të festuar 4 Korrikun është unik, thellësisht i nderuar

Hovenier: Pasioni i kosovarëve për të festuar 4 Korrikun është unik, thellësisht i nderuar

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka lavdëruar “pasionin e kosovarëve” për të festuar 4 Korrikun. Ai tha se për këtë ndihet “thellësisht i nderuar”.

“Jam i kënaqur që ndoqa dhe mora pjesë në shumë festime dje në Prishtinë të organizuara për nder të pavarësisë së SHBA-së. Pasioni i kosovarëve për t’u bashkuar me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë Amerikane është unik, dhe për këtë jam thellësisht i nderuar. Gëzuar 4 Korriku, të gjithëve!”, ka shkruar Hovenier.

Shpërndaje në: