Hovenier ngushëllon për Ismail Kadarenë: Kontributet e tij në letërsi kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ngushëlluar për vdekjen e e shkrimtarit Ismail Kadare.
Hovenier ka bërë homazhe dhe shkruar edhe në librin e zisë që ishte i vendosur në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.
“Sot, teksa Kosova mban Ditën Kombëtare të Zisë, unë pata nderin të nënshkruaj librin e ngushëllimeve, duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare”.
“Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë”.
“Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij”, ka thënë Hovenier në platformën X.
Ndërsa të mërkurën iu dha lamtumira kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.
Shkrimtari i madh që e ngriti letërsinë shqipe në panteonin e letërsisë botërore, u nda nga jeta të hënën e 1 korrikut në moshën 88 vjeçare.