Hovenier: Në këtë pikë SHBA-ja s’është në gjendje të thotë kush qëndron prapa sulmit në Ibër-Lepenc

Hovenier: Në këtë pikë SHBA-ja s’është në gjendje të thotë kush qëndron prapa sulmit në Ibër-Lepenc

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur pas takimit që pati kori diplomatik me kryeministrin Albin Kurti.

Hovenier përsëriti qëndrimin se Amerika dënon këtë sulm të tmerrshëm, por tha se është shumë herët për të dhënë konstatime se kush qëndron prapa këtij sulmi.

“Kurti ftoi korin diplomatik në një takim dhe bisedë për sulmin e tmerrshëm. Në emër të Amerikës, mund të them se e dënojmë sulmin e tmerrshëm në infrastrukturën kritike të Kosovës. Amerika përkrah hetim të plotë, i japim përkrahje autoriteteve të Kosovës për hetim, autorët duhet të dalin para drejtësisë”, tha Hovenier.

“Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron prapa sulmit. Është herët për një gjë të tillë dhe këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo që mund të them është se institucionet e Kosovës kanë mbështetjen tonë. Gjithashtu nuk jam në gjendje të përjashtoj asnjë grup, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është shumë herët, nuk e dimë ende”, ka thënë ai.

Sulmi në Ibër-Lepenc, flet Hovenier: E dënojmë sulmin, te gjithë përgjegjësit të vendosen para ligjit

Shpërndaje në: