Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nderi më i madh në karrierën time

Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nderi më i madh në karrierën time

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili këtyre ditëve e përfundon mandatin, e ka cilësuar misionin në Kosovë si nderin më të madh në karrierën e tij të shërbimit diplomatik.

“Ka qenë nderi më i madh në karrierën time dhe pika më e ndritshme e pothuajse 35 – 34 vjet e gjysmë – të shërbimit diplomatik që kam pasur mundësinë të shërbej si ambasador i ShBA-së në Republikën e Kosovës. Siç e dini, në karrierën time kam pasur mundësinë që herë pas here dhe për shumë vite të punoj për çështjet e Kosovës dhe të kem mundësinë që në fund të karrierës sime të vij këtu si ambasador amerikan dhe të përjetoj këtë vend në ky moment në historinë e tij dhe të jesh pjesë e vogël e asaj historie ka qenë vërtet nder dhe privilegj”, tha Hovenier në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Hovenier tha se ajo që pëlqen më së shumti nga Kosova janë të rinjtë dhe të rejat e vendit, me të cilët Kosova do të ketë një të ardhme të ndritshme, transmeton Klankosova.tv.

“Me të vërtetë qëllimisht kam tentuar që të vizitoj sa më shumë universitete, shkolla dhe tubime të rinjsh. Dhe e bëja këtë sepse ata janë më se mbresëlënës. Ata janë të zgjuar, janë ambiciozë, janë të përulur, janë të aftë. Ata janë të gjithë njerëz që janë rritur në kohën pas konfliktit, kështu që askush nuk është i privilegjuar, por duan të arrijnë më të mirën për veten dhe vendin e tyre. Dhe shihet qartazi se ata mund të bëjnë diç të tillë. Dua të them, me të vërtetë më ka pëlqyer koha që e kam kaluar me ta dhe mendoj se e ardhmja është shumë, shumë e ndritshme me brezin e ri…”, tha Hovenier.

Shpërndaje në: