Hovenier i shkon në zyre edhe një herë Osmanit pas takimit të javës së kaluar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur këtë të enjte në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.
Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani me ambasadorin Hovenier ka diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare si dhe çështje të sigurisë.
“Çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.