Hovenier: Autorët e krimit të tmerrshëm në Banjskë të mbahen përgjegjës

Hovenier: Autorët e krimit të tmerrshëm në Banjskë të mbahen përgjegjës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë thirrje që autorët e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit një vit më parë, të mbahen plotësisht përgjegjës.

Ai ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në këtë sulm.

“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

Thirrje që të dënohen përgjegjësit e këtij sulmi kanë bërë edhe Bashkimi Evropian.

Shpërndaje në: