Hoti: Ta miratojmë Demarkacionin dhe t’iu hapim rrugë zgjedhjeve të reja

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverisjen e Ramush Haradinajt, duke thënë se të gjitha premtimet e kishte vetëm për fushatë elektorale.

Sipas Hotit, Haradinaj po i ik debatit me deputetët, dhe e vetmja mënyrë për të debatuar me të është thirrja e interpelancave.

“Kryeministri po I ik përballjes me deputetë. E vetmja mënyrë për të debatuar në Kuvend është nëpërmjet interpelancës.

Në fakt kërkesa jonë për debat lidhur me 100 ditshin e Haradinajt është  për 200 ditë, saktësisht 180 ditë”, ka deklaruar Hoti në fjalën e tij në Kuvend.

Sipas tij të gjithë deputetët duhet të behën bashkë që ta miratojnë Demarkacionin, dhe t’i hapet rrugë zgjedhjeve të reja në vend./Periskopi/