Hoti, për qeverinë: Premtimet për Trepçën ishin propagandë, mashtrimet marrin fund së shpejti

Hoti, për qeverinë: Premtimet për Trepçën ishin propagandë, mashtrimet marrin fund së shpejti

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vizitës së djeshme të ministrit Xhelal Sveçla, në minierën e Trepçës.

Sipas Hotit, prezenca e Sveçlës dje në Trepçë përbën veprim që e turpëron gjithë qeverinë, dhe Ministrinë e Ekonomisë në veçanti.

“Me minatorët absolutisht pajtohemi në qëllime dhe parime” shkroi Sveçla, teksa Hoti deklaroi se qeveritarët po kërkojnë llogari nga minatorët, për dështimet e veta.

“Premtimet elektorale për Trepçën kanë qenë propagandë sikurse për çdo fushë tjetër. Mashtrimet do të marrin fund së shpejti” shkroi mes të tjerash Hoti.

Shpërndaje në: