Hoti: Për dështimin e KQZ-së duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore

Hoti: Për dështimin e KQZ-së duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore

Avdullah Hoti nga LDK ka thënë se shpallja e rezultateve pas 5 jave tregon dështimin e KQZ-së.

Ai në Facebook ka thënë se për këtë dështim duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore.

 

Postimi i plotë:

Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve pas 5 jave tregon dështimin e sistemit për menaxhimin e procesit zgjedhor.

KQZ-ja ka dështuar të siguroj një proces zgjedhor kredibil e me integritet.

Kjo është për keqardhje pas disa palë zgjedhjeve të organizuara sipas standardeve evropiane, që e veçonin Kosovën nga vendet e tjera të Ballkanit.

Kjo është për keqardhje pas kulturës demokratike të treguar nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve.

Njollë e këtyre zgjedhjeve do të mbetet edhe çështja e votave nga diaspora, për të cilat janë hedhur dyshime, si për votimin në ambasada/konsultata, ashtu edhe për votimin me postë.

Këtë nuk e ka merituar Kosova. Për këto dështime duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore.

Shpërndaje në: