Hoti për atentatin ndaj Trumpit: Dhuna politike nuk duhet toleruar
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur keqardhje për atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Ndër të tjera, Hoti ka dënuar këtë aktë.
“Dhuna politike nuk duhet toleruar. Demokracia duhet mbrojtur me çdo kusht. Raste të tilla na tregojnë se asnjë demokraci, sado e konsoliduar që është, nuk është e pacenueshme”, shkroi Hoti në Facebook.
“Është inspiruese dhe leksion për të gjithë bashkimi i skenës politike në Amerikë në dënimin e sulmit dhe në vendosmërinë për mbrojtje të fjalës së lirë dhe demokracisë”.