Hoti: Opozita duhet me ndalu degradimin e RTK-së nga ‘kukllat’ e Kurtit

Hoti: Opozita duhet me ndalu degradimin e RTK-së nga ‘kukllat’ e Kurtit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar për skandalet e mëdha të Radio Televizionit të Kosovës.

Ai ka thënë se janë shqetësuse këto cka po ndodhin në RTK, dhe se përdorimi i mediumit publik kundër gazetarisë kritike duhet të përgjigjen para ligjit.

Hoti ka thënë se opozita duhet të ndërmarrë veprime për me ndalu degradimin e transmetuesit publik nga kukllat e Kurtit.

 

Postimi i plotë:

“Zhvillimet në mediumin e vetëm publik të Republikës së Kosovës, RTK, janë tepër shqetësuese.

Tendenca për përdorim të këtij mediumi publik kundër gazetarisë kritike duhet të marrë përgjigje sipas kushtetutës dhe ligjit.

Është e qartë se Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së nuk kanë as fuqi dhe as vullnet për tu marrë me situatën e krijuar.

Është obligim shtetëror i Kuvendit të Kosovës të ndërpresë degradimin e mediumit publik.

Është obligim shtetëror i opozitës në veçanti të ndërmarrë veprimet kushtetuese e ligjore, në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, për të ndërprerë udhëheqjen e mediumit publik nga ‘komisarët politik të Kurtit’ përmes kukullave të tyre të vendosura në Bordin dhe menaxhmentin e RTK-së.

Komisionet përkatëse Parlamentare janë vonuar që të ftojnë për raportim Bordin bashkë me menaxhmentin e RTK-së dhe Drejtorin e AKI-së, si hap i parë në veprimet që duhet të ndërmerren.

Shpërndaje në: