Hoti i LDK`së: Do ta rrëzojmë këtë mentalitet qeverisës që nuk ka ndërmarrë asnjë reformë fiskale për bizneset
![Hoti i LDK`së: Do ta rrëzojmë këtë mentalitet qeverisës që nuk ka ndërmarrë asnjë reformë fiskale për bizneset](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/dulla-450x300.jpg)
Kandidati i LDK`së për deputet Avdullah Hoti me numër 13 në listë, gjatë një vizite në një kompani private ka thënë se bizneset janë shtyllë kryesore e ekonomisë vendore dhe shteti duhet të jetë krah tyre për t’u lehtësuar aktivitetin e jo t’i luftoj ato.
“Me 9 shkurt do ta rrëzojmë këtë mentalitet qeverisës që për 4 vite nuk ka ndërmarrë asnjë reformë fiskale që do ta lehtësonte barrën që kanë bizneset”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e degës në Rahovec Burim Krasniqi dhe kandidatin për deputet Enis M. Durguti vizituam kompaninë “Rama”, e cila ka në pronësi sallonin e mobilieve dhe perdeve, si dhe njëkohësisht merret me prodhimin, përpunimin dhe riciklimin e sfungjerit.
Bizneset janë shtyllë kryesore e ekonomisë vendore dhe shteti duhet të jetë krah tyre për t’u lehtësuar aktivitetin e jo t’i luftoj ato. Me 9 shkurt do ta rrëzojmë këtë mentalitet qeverisës që për 4 vite nuk ka ndërmarrë asnjë reformë fiskale që do ta lehtësonte barrën që kanë bizneset.