Hoti i kërkon presidentes Osmani që ta kthejë në Kuvend Ligjin e buxhetit

Hoti i kërkon presidentes Osmani që ta kthejë në Kuvend Ligjin e buxhetit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka kërkuar presidentes Osmani që të rikthejë ligjin e buxhetit për vitin 2025 në Kuvend për shqyrtim të tretë.

Sipas Hotit, miratimi i këtij ligji u bë me dy shkelje ligjore dhe si i tille presidentja duhet ta refuzoi.

“Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin e buxhetit për 2025: (1) me dy shkelje ligjore, (2) pa i adresuar nevojat kryesore dhe (3) pa i trajtuar dhjetëra kërkesa buxhetore. Sikur të funksiononte si duhet rendi kushtetues, Zyra e Presidencës do t’ia kthente Kuvendit këtë ligj për shqyrtim të tretë”.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: