Hoti: Ata që promovojnë gjuhë përçarëse nuk e meritojnë përkrahjen e qytetarëve

Hoti: Ata që promovojnë gjuhë përçarëse nuk e meritojnë përkrahjen e qytetarëve

Kandidati për deputet, Avdullah Hoti ka thënë se fjalori i ulët dhe denigrues që po përdoret gjatë fushatës, duhet refuzuar.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se ata që promovojnë gjuhën përçarëse, nuk meritojnë përkrajen e qytetarëve.

“Është thelbësore që më 9 shkurt t’i japim vendit një qeveri normale e me orientim euro-atlantik.

Fjalori i ulët dhe denigrues që po përdoret nga njerëzit e ligë në këtë fushatë duhet refuzuar.

Ata që promovojnë këtë gjuhë përçaraëse nuk e meritojnë përkrahjen e qytetarëve.

Ftoj të gjithë qytetarët që të distancohen nga ky mentalitet i errët politik dhe të mbështesin vlerat që përfaqësojnë përparim dhe dinjitet” – ka shkruar ai.

Shpërndaje në: