Horoskopi për korrik: Kush duhet të bëhet gati për rastin afarist jetësor dhe kush do të përjetojë dashuri të madhe
Nëse e doni veten, t’i ta doni edhe të tjerët…
Dashuria është gjithkah përreth nesh, vetëm duhet ta njohim dhe ta përqafojmë – rekomandojnë yjet
Bëhuni të durueshëm dhe të qetë, grindjet do të përfundojnë keq.
DASHI (21.03 – 20.04)
Puna: Nëse jeni të punësuar, ju presin projekte të reja dhe detyra të cilat tashmë një kohë të gjatë i keni pritur dhe do të jeni shumë të lumtur për shkak të angazhimit në ato projekte. Pjesëtarët e kësaj shenje të cilët nuk janë të punësuar, në korrik do të gjejnë punën e ëndrrave dhe përfundimisht do t’i tregojnë vetes por edhe të tjerëve që puna e lodhshme gjithmonë shpaguhet.
Shëndeti: Dëgjojeni veten dhe egon tuaj të brendshme, ofroni vetes çdo gjë që ju është e nevojshme. Pushimi, gjumi cilësor dhe ushqimi i pasur janë të rëndësishëm që të mbeteni në formë në këtë periudhë.
Dashuria: Pjesëtarët e kësaj shenje të horoskopit në korrik i presin ngjarje turbulente dhe ndryshime të mëdha. Nëse jeni në lidhje apo të martuar, marrëdhënia juaj emocionale me partnerin është dukshëm e paqëndrueshme. Grindjet do të jenë dukuri e shpeshtë, ndërkaq mospajtimet çdo ditë do të jenë gjithnjë e më të mëdha. Nëse diçka nuk ndryshoni në marrëdhënien tuaj dashurore, mund të ndodhin situata të ndërprerjes së romancës. Më parë gjeni esencën e problemit i cili ka tronditur lidhjen apo martesën tuaj, andaj me forca të përbashkëta kërkoni zgjidhjen. Deshtë e lirë në këtë muaj do të flirtojnë, do të shoqërohen dhe do të kënaqen maksimalisht në çdo çast të kohës së lirë.
DEMI 21.04 – 21.05)
Puna: Në punë këtë muaj bëhuni më të durueshëm, sepse nuk do të shkojë bash ashtu siç keni menduar. Edhe pse ju me zell dhe kujdes e bëni pjesën tuaj të punës, në kolektivin tuaj nuk janë të zellshëm të gjithë maksimalisht ndaj detyrave të tyre afariste. Ju ndieni që sistemi i punës nuk funksionon si duhet, por nuk dëshironi ta fajësoni askënd, sepse ende nuk jeni të sigurt kush në të vërtetë po saboton.
Shëndeti: Stresi dhe tensioni vetëm sa ju dëmtojnë, prandaj gjeni mënyrën që të qetësoheni dhe të pajtoheni.
Dashuria: Demat të cilët janë në lidhje në korrik me personin e dashur do të kenë shumë çështje të pasqaruara të cilat duhet t’i zgjidhin dhe debatojnë. Mirëpo, me partnerin mos filloni komunikimin me nervozizëm dhe me tension, sepse do ta përkeqësoni edhe më shumë situatën. Me ton të qetë dhe durim bisedoni dhe përpiquni të gjeni zgjidhjen e të gjitha mospajtimeve. Nëse në probleme fokusoheni në pjesën e parë të muajit, në pjesën tjetër lidhja do të funksionojë në mënyrë fenomenale. Demat e lirë në fillim të muajit do të njohin personin i cili do t’i joshë. Nëse përpiqeni, nga fundi i muajit mund të krijoni kontakt me të.
BINJAKËT (21.04 – 21.05)
Puna: Edhe pse në vendin e punës çdo gjë rrjedh lehtë dhe pa pengesa, disa informacione nuk arrijnë tek ju, por që janë me rëndësi të veçantë për pjesën tuaj të punës. Duroni disa ditë që të jeni më të sigurt a është rastësi apo e planifikuar, dhe vetëm atëherë kërkoni ndihmë nga eprori. Përpiquni që këto mospajtime t’i zgjidhni në mënyrë sa më të qetë.
Shëndeti: Stresi të cilin do t’jua sjellë puna përpiquni ta balanconi duke u relaksuar kurdo që të keni kohë për të, qoftë edhe për një kohë të shkurtër.
Dashuria: Në planin emocional këtë muaj çdo gjë do të funksionojë bash ashtu siç keni menduar. Me partnerin tuaj pajtoheni për mrekulli dhe lehtë i përballoni mospajtimet dhe turbulencat, madje edhe nëse ekziston ndonjë problem i madh, ju me forca të përbashkëta e zgjidhni. Meqenëse marrëdhënia juaj është e harmonishme, ndërsa emocionet dhe joshja çdo ditë janë gjithnjë e më të mëdha, është e mundshme që marrëdhënien tuaj këtë muaj ta ngrini në një nivel më të lartë. Edhe ju, edhe partneri juaj, këtë gjë e keni në mendje, mirëpo ende për të nuk keni biseduar haptas. Binjakët të cilët nuk janë në lidhje në korrik do të pushtojnë me energjinë e tyre dhe me qëndrimin pozitiv. Do të kenë shumë kandidatë për t’u lidhur, mirëpo, ju ende interesoheni për peronat nga e kaluara.
GAFORRJA (22.06 – 22.07)
Puna: Tashmë me muaj po investoni maksimalisht punën tuaj, dijen, aftësitë dhe mundin në çdo projekt i cili ju është ndarë juve dhe tani përfundimisht vjen momenti kur çdo gjë do të shpaguhet. Janë të mundshme ndryshime të pozitave brenda ndërmarrjes, por edhe avancime.
Shëndeti: Këtë valë të vullnetit të mirë përdoreni edhe për komunikim të mirë me miqtë dhe me familjen, në mënyrë që të keni forcë dhe përkrahje për të gjitha sfidat e ardhshme të cilat ju presin.
Dashuria: Gaforret të cilat janë në lidhje apo janë të martuar më së shumti kohën e tyre do t’ua kushtojnë anëtarëve të familjes, partnerit dhe miqve. Do të angazhoheni që çdo moment të lirë ta kaloni me ta, qoftë në shëtitje të këndshme gjatë mbrëmjeve, në drekën e përbashkët apo në pirjen e kafes së pasdites. Nga fundi i muajit me personin e dashur do të udhëtoni, të cilin udhëtim tashmë disa muaj e mendoni dhe e planifikoni. Nëse me ndokënd nuk keni marrëdhënie të mira, përpiquni që deri në fund të korrikut t’i rregulloni ato. Gaforre të lira, para jush është një periudhë e çmendur. Shumë argëtime nate, shoqërime relaksuese dhe flirte do të plotësojnë kohën tuaj të lirë gjatë këtij muaji.
LUANI (23.7 – 22.8)
Puna: Situata në punën tuaj aktuale nuk ju pëlqen dhe planifikoni të ndryshoni rrethin tuaj të punës. Mirëpo, po frikësoheni të ndërmerrni hapin e parë dhe të niseni në aksion. Përpiquni që hap pas hapi të ndryshoni gjërat nëplanin afarist dhe kështu nuk do të vëreni që diçka e madhe ka ndryshuar në rutinën tuaj afariste.
Shëndeti: Një pushim i mirë do t’ju ndihmojë që të përballeni me periudhën sfiduese dhe aktive që e cila është para jush.
Dashuria: Në muajin e shtatë te Luanët do të mbizotërojë humori i mirë, me të cilin edhe partnerin e tyre emocional do ta bëjnë për vete. Do të jeni shumë karizmatikë, kreativë, dashamirës dhe pozitivë dhe kështu gjithmonë do të krijoni buzëqeshje në fytyrën e personit tuaj të dashur. Shumë kohë do të kaloni bashkë, do të kënaqeni në çdo moment dhe kjo shumë do t’ju pëlqejë. Mirëpo, ka vetëm një problem. Me humorin e mirë dhe karizmin fantastik do të joshni edhe persona të tjerë, gjë që partnerit tuaj nuk do t’i vijë mirë. Luanët e lirë do t’u kthehen familjes dhe miqve.
VIRGJËRESHA (23.08 – 22.09)
Puna: Jeni të vetëdijshëm që me zell po e bëni punën tuaj, që po investoni mund dhe kujdes të madh dhe që investimet e mëdha herë do kurë do të shpaguhen. Mos u ndalni këtu, vazhdoni të punoni në veten tuaj, në qëllimet dhe planet tuaja.
Shëndeti: Relaksimi, si fizik ashtu edhe ai mendor, është i domosdoshëm, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Në këtë periudhë me partnerin emocional nuk do të keni probleme të mëdha, çdo gjë do të funksionojë si zakonisht. Mirëpo, në disa moment do të vëreni që sjellja e personit tuaj të dashur nuk është e zakonshme dhe tregon shenja xhelozie. Më parë shikoni gjithë situatën nga këndi tjetër dhe shikoni në mos po i jepni ju për të shkas dhe vetëm pastaj ballafaqohuni sy më sy dhe bisedoni haptas për këtë temë. Që nga mesi i muajit situata do të qetësohet dhe marrëdhënia juaj do të forcohet edhe më shumë. Nëse nuk jeni në lidhje apo të martuar, personi nga rrethi juaj, të cilin tashmë disa vite e njihni, do t’ju shfaqë dashuri. Do të jeni shumë të hutuar, mirëpo kujdesuni çfarë do të thoni në mënyrë që të mos lëndoni ndjenjat e saj.
PESHORJA (23.09 – 22.10)
Puna: Në planin afarist në muajin korrik mund të prisni ndryshime të mëdha. Nga java në javë vëllimi i punëve do të ndryshojë. Nëse aktualisht nuk jeni të kënaqur me vendin tuaj të punës, hidhuni në aksion për të kërkuar pozicione të reja.
Shëndeti: Përpiquni që të rrethoheni vetëm me energji pozitive dhe shmangni të ashtuquajturit vampirë emocionalë, sepse energjia ju është gjithsesi e nevojshme
Dashuria: Në ditët e para të korrikut, kur është fjala për jetën juaj dashurore, do të vëreni që mendimet tuaja dhe të partnerit nuk përputhen në disa gjëra. Meqenëse deri tani keni funksionuar shumë harmonishëm, kjo ndjenjë ju ka befasuar. Mirëpo, mos u brengosni, kjo është vetëm një fazë kalimtare dhe pas disaditësh çdo gjë do të jetë në vendin e vet. Përpiquni që më shumë kohë dhe kujdes t’i përkushtoni personit tuaj të dashur. Mund të organizoni udhëtim për vikend apo një darkë të bukur, në mënyrë që të afroheni sërish. Pjesëtarët e lirë të kësaj shenje në periudhën e ardhshme do të kenë kthesa të mëdha në sferën e dashurisë.
AKREPI (23.10 – 22.11)
Puna: Në këtë muaj do të dëshironi të avanconi edhe më shumë dhe të perfeksionoheni në sferat të cilat ju interesojnë. Gjithashtu, dijen e re të cilën e keni arritur do t’ju ndihmojë edhe në punë që disa detyra dhe projekte t’i zgjidhni sa më thjesht dhe më shpejt.
Shëndeti: Injoroni mendimet e të tjerëve. Dëgjojeni veten.
Dashuria: Në këtë muaj më së shumti do të fokusoheni në komunikimin me personin e dashur. Edhe ju jeni të vetëdijshëm që disa mospajtime dhe grindje midis jush dhe partnerit tuaj emocional janë shfaqur për shkak të komunikimeve të këqija dhe të paqarta. Përpiquni që në të gjitha mënyrat ta përmirësoni këtë dhe që marrëdhënien tuaj ta çoni në përsosmëri. Emocionet dhe afshi midis jush gjithsesi ndihet, ndërkaq buzëqeshja në fytyrën tuaj flet që edhe juve po ju pëlqen. Fundi i muajit ju sjell ndryshime të bukura dhe dinamike në planin dashuror. Nëse jeni të lirë, do të filloni një lidhje me një person të cilin e keni njohur kohë më parë, mirëpo nuk do të zgjasë shumë.
SHIGJETARI (23.10 – 22.11)
Puna: Në muajin korrik më së shumti kohë do t’ia përkushtoni organizimit të mirë, sepse ai është çelës i suksesit. Edhe pse keni shumë punë, do të arrini të gjitha t’i përfundoni në afatin e caktuar nëse organizoheni mirë dhe çdo gjë e vini në letër në mënyrë që asgjë të mos harroni.
Shëndeti: Gjërat pozitive të cilat do t’ju ndodhin në të gjitha planet jetësore do t’ju sjellin energji të mirë dhe do t’ju sjellin shëndet të mirë.
Dashuria: Muaji korrik nuk është i keq për relacionet tuaja emocionale. Nëse jeni në lidhje apo i martuar, do të përpiqeni që në këtë periudhë të ndryshoni disa karaktere të partnerit të cilat nuk ju pëlqejnë. Mirëpo, edhe ju e dini që kjo nuk do të ketë sukses, madje edhe nëse arrini rezultate, do të jenë afatshkurtra. Më së miri do të ishte t’u ktheheshit atyre karakteristikave të cilat i posedon personi juaj i dashur, ndërkaq juve nuk ju pëlqejnë, derisa me forca të përbashkëta punoni që disa imtësi t’i korrigjoni. Te Shigjetarët e lirë miqtë, takimet dhe shoqërimet do të jenë në qendër të vëmendjes. Nga fundi i muajit do të njihni një person i cili do t’i fitojë simpatitë tuaja.
BRICJAPI (22.12 – 20.01)
Puna: Planet tuaja të cilat po i bëni me muaj të tërë duhet patjetër t’i shtyni për më vonë derisa situata të përmirësohet në punë. Mos u brengosni, ngjarjet kaotike mund të qetësohen deri në fund të muajit, pastaj filloni ju aksionet tuaja.
Shëndeti: Kujdes me nervozizmin dhe provoni që ta zbusni me mjete natyrale.
Dashuria:Ju duket që sa më shumë kujdes, kohë dhe angazhim t’i investoni në marrëdhënien tuaj emocionale me partnerin, aq më shumë ai është i hutuar dhe i painteresuar. Mos bëni panik, është e mundshme vetëm që situata të jetë momentale, që diçka e mundon apo ka probleme për të cilat nuk ju ka treguar dhe se çelësi i suksesit të problemit tuaj do të ishte biseda e sinqertë dhe e hapur. Nëse deri në fund të muajit situata nuk ndryshon, mendoni mirë se cili do të jetë hapi juaj i ardhshëm. Mos bëni diçka për shkak të të cilit mund të pendoheni më vonë. Bricjapët të cilët nuk janë në lidhje apo të martuar, as në korrik nuk do të kenë fat, kur është fjala për segmentin dashuror.
UJORI (21.1 – 19.02)
Puna: Jini maksimalisht të koncentruar në mënyrë që të mos ju ndodh ndonjë gabim dhe që vetes të mos i nxirrni shumë punë. Nga fundi i muajit ju presin oferta të reja afariste. Duhet të jeni të gatshëm dhe t’i pranoni ato.
Shëndeti: Në periudhën e ardhshme do të jetë më i mirë, me pak nervozë dhe stres.
Dashuria: Nëse jeni të zënë, korriku për ju dhe partnerin tuaj emocional sjell rrethana të shkëlqyeshme. Marrëdhënia juaj është e përsosur, po pajtoheni shumë mirë, po funksiononi për mrekulli, po përkraheni maksimalisht dhe jeni të gatshëm që çdo problem ta zgjidhni me forca të përbashkëta. Gjatë korrikut do të kënaqeni në çdo moment të cilin do ta kaloni bashkë, ndërkaq është e mundshme që t’i vini në jetë planet të cilat tashmë me javë i bëni për vikendin e zgjatur jashtë qytetit. Pjesëtarëve të lirë të kësaj shenje, muaji korrik do t’u jetë plot shanse dashurore dhe argëtim të mirë.
PESHQIT (20.2 – 20.03)
Puna: Muaji korrik në planin afarist ju sjell situata sfiduese dhe shumë interesante të cilat te ju do të zgjojnë shpirtin garues. Në të vërtetë, është e mundshme që në kuadër të firmës suaj të hapen pozicione të reja të nivelit të lartë dhe, nëse jeni të interesuar, do të jenë gjasat të mira që t’i tregoni të gjitha aftësitë dhe dijet tuaja.
Shëndeti: Në periudhën e ardhshme do të jeni tepër emocional, andaj përpiquni të pajtoheni dhe të gjeni diçka që ju qetëson dhe diçka që do t’ju kënaqë.
Dashuria: Peshqit të cilët janë të zënë do të kenë marrëdhënie shumë të çuditshme me personin e dashur. Sjellja juaj ndaj partnerit dhe provokimet konstante do të mund të jenë iniciator për debate serioze dhe grindje, andaj mos i potenconi tepër ato. Edhe pse personi juaj i dashur është shumë tolerant dhe këtë nuk jua merr për të keq, ndoshta edhe ai do t’i ketë “minutat e vet”, gjë që lidhja juaj do të mund të përfundojë keq. Nëse e shihni që tensioni midis jush dhe partnerit është gjithnjë e më i madh, qëndroni me të dyja këmbët në tokë. Pjesëtarët e lirë të kësaj shenje në muajin korrik nuk do të kenë shanse të mëdha që të bëjnë kthesë në sferën e dashurisë.