Horoskopi javor nga Paolo Fox, 22 deri në 28 prill 2019

Horoskopi javor nga Paolo Fox, 22 deri në 28 prill 2019

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox dhe klasifikimin sipas shenjave më me fat.

Luani

Kjo është shenja më me fat e kësaj jave, ku fjala juaj do të jetë ajo që do të dëgjohet. Yjet kanë ndikim mjaft interesant në shenjën tuaj, ku fundi i prillit do ju dhurojë kënaqësi të mëdha. Ju pëlqen që të shkoni kundër rrymës, pasi doni të jeni në qendër të vëmendjes, duke befasuar të tjerët me idetë tuaja origjinale. Do të arrini që të përfitoni nga çdo situatë, ku mjaft e favorshme parashikohet kryesisht sfera profesionale, ku do të arrini suksese të rëndësishme.

Dashi

Ju pret një javë tejet pozitive në sajë të ndikimit tranzit të Mërkurit dhe Venusit. Kjo periudhë është ideale për të pritur mundësinë e duhur. Është një moment i mirë, edhe sa i takon disa situatave që kërkojnë zgjidhje. Shfrytëzoni çdo mundësi, edhe pse Saturnin mund ta keni kundër dhe mund t’iu përballë me vështirësi. Kjo javë premton rezultate të mira, ku mund të çoni përpara, projekte që i keni pritur prej shumë kohësh. Do të jeni ju që do arrini ti jepni drejtimin e duhur jetës suaj.

Shigjetari

Do të ketë një përmirësim të ndjeshëm, pasi shumë planete janë në anën tuaj. Nëse pjesa e parë e vitit nuk ka qenë shumë e favorshme, situata vjen e përmirësuar në mënyrë të ndjeshme. Nuk mund të jeni sipërfaqësor në punë dhe në çështjet që ju rrethojnë, ndaj investojeni energjinë tuaj në projekte konkrete dhe me vlerë. Duhet të kuptoni se çfarë doni të bëni me jetën tuaj dhe çfarë doni që të tjerët të mendojnë për ju. Ndjenjat do të vijnë drejt përmirësimit dhe emocione të bukura parashikohen edhe për ata që janë vetëm.

Binjakët

Pjesa e parë e vitit ka qenë mjaft e komplikuar, por kjo javë premton kënaqësi të mëdha. Do të keni nevojë që të qartësoni disa gjera dhe të rivendosni autoritetin tuaj. Keni qenë mjaft të ngarkuar me çështjet profesionale, por tashmë ka ardhur momenti që të përqendroheni te ndjenjat. Në këtë periudhë mund të keni sukses vetëm nëse çoni përpara projekte që i keni nisur prej kohësh. Kjo është periudha që duhet të ruani atë që keni dhe jo të përfshiheni në nisma të reja.

Virgjëresha

Do e gjeni veten në një javë me rikuperime të mëdha, edhe pse disa përgjigje po vonojnë të vijnë. Megjithatë ndodheni në kushte mjaft të favorshme. Gjatë kësaj periudhe jeni shumë të përqendruar te puna dhe tek gjetja e zgjidhjeve praktike lidhur me çështjet financiare. Do ju duhet të gjeni një zgjidhje të vështirë edhe sa i takon parave, të cilat do të ndikohen nga personat që keni pranë, shkruan noa.al. Jeni një shenjë mjaft e përkushtuar pas dashurisë dhe arrini të nxirrni gjithmonë në pah aftësitë tuaja. Disa persona që i keni pranë do ju ndihmojnë që të kapërceni një moment të vështirë.

Gaforrja

Horoskopi javor parashikon nevojën për të zgjidhur disa çështje ligjore, duke vepruar me kujdes. Ka probleme të mbartura që mund të rishfaqen. Në dashuri mund të keni ndonjë pishman. Mjaft konfuz do të jenë gjithë ata persona që kanë nisur një histori prej pak kohësh dhe që mund të kenë vështirësi në të harruarit e një personi të së kaluarës. Ndërsa në punë do të njihni sukses dhe konfirmime të rëndësishme. Në ditët e fundit të muajit do të ketë zhvillime të shumëpritura.

Peshqit

Duhet të shënoni rikuperim edhe në nivelin ekonomik. Kjo pasi ditët në vijim janë mjaft të favorshme për të mbyllur çështje me leverdi. Do të ndjeni nevojën për të bërë qartësi në nivelin profesional, pasi duhet të kuptoni me çfarë do të përballeni.

Nëse prej pak kohësh keni takuar një person të rëndësishëm, mos lejoni që t’iu ikë. Në dashuri duhet të tregojnë kujdes ata që janë të dyjëzuar në dy histori paralele. Kjo pasi emocionet kalimtare mund të komplikojnë jetën e tyre sentimentale.

Ujori

Urani do të udhëheqë shenjën tuaj, duke sjellë ndryshime të rëndësishme. Ka disa vendime që duhet të merrni, ndonëse nuk do të jenë të lehta. Disa nga të lindurit e kësaj shenje do të kërkojnë që të ruajnë gjithë çfarë kanë arritur, por mund ta gjejnë veten, përballë nevojës për të ndryshuar. Mos lejoni që të dominoheni nga konfuzioni. Do të keni një intuitë të mirë, e cila do të sjellë zgjidhjen e duhur në momentin e duhur. Në dashuri është një moment rikuperimi. Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm, sa i takon menaxhimit të parave.

Bricjapi

Horoskopi javor sinjalizon se mund të ketë ende ndonjë moment tensioni gjatë fillimit të javës. Megjithatë përmirësimi nuk do të vonojë. Mund të ketë disa çështje pezull, lidhur me të kaluarën. Do e gjeni veten në një gjendje të veçantë, pasi do ju duhet që të zgjidhni probleme që janë krijuar nga të tjerët. Mbi të gjitha në dashuri, nuk do e shmangni dot konfliktualitetin. Pjesa e fundit e prillit është shumë konfuze dhe do e gjeni veten duke diskutuar për motive banale. Ata që janë në çift dhe që kanë kaluar një krizë, do e kenë të vështirë që të gjejnë qetësinë.

Akrepi

Do të ketë një përmirësim të ndjeshëm dhe do të arrini që të realizoni që të gjitha objektivat që i keni vendosur vetes. Mirëpo ndikimi i kundërt i diellit, parashikon një çështje të vështirë për tu përballuar dhe të mbushur me të papritura. Vetëm fundjava do të zbulojë shumë gjëra. Vështirësitë nuk do të mungojnë sidomos në sferën profesionale, pasi nga pikëpamja emocionale do të jeni mjaft mirë, shkruan noa.al. Mos u ndalni nga ndonjë komplikim me të cilin do të përballeni, pasi projektet do të ecin mirë. Veçse duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Peshorja

Parashikohet një horoskop javor interesant, ku nuk do të mungojë suksesi. Megjithatë mund të jeni të shqetësuar lidhur me një situatë profesionale në krizë. Do të hasni në probleme lidhur me shëndetin fizik. Por pavarësisht lodhjes dhe humorit të keq, nga pikëpamja profesionale do të keni mundësi të mira. Në dashuri një person i së kaluarës, mund të trazojë raportin tuaj në çift.

Demi

Ndikimi tranzit i Uranit do ju shtyjë drejt ndryshimit dhe do ju duhet të përshtateni me evente të ndryshme. Fuqia dhe vendosmëria juaj do ju lejojë që të gjeni zgjidhjen e duhur lidhur me një situatë të vështirë me të cilën do të përballeni. Mos u dekurajoni, ky është një moment i veçantë i cili do ju lejojë që të gjeni zgjidhje dhe alternativa të mira. Në dashuri mund të ketë zhvillime interesante por jo për mirë, sidomos nëse personi që keni pranë nuk ju kushton rëndësi prej kohësh.

Shpërndaje në: