Horoskopi javor: Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe?

Horoskopi javor: Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe?

Keni lënë pezull një çështë të rëndësishme? Prisni një ofertë pune, një ndjenjë të fortë? Lexoni horoskopin e përgatitur për të mësuar se si do shkojë java juaj

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Këtë javë duhet të kini kujdes të veçantë dhe në planin afarist të jeni më serioz. Vetëm në këtë mënyrë, punët që i keni planifikuar do të mund t’i çoni deri në fund, në të kundërtën do t’ju përcjellë një periudhë me probleme financiare.

Shëndeti: Meqenëse i keni kushtuar kujdes maksimal shëndetit, nuk do të keni probleme. Gjendjen shëndetësore po e mbani nën kontroll.

Dashuria: Ndryshojeni qëndrimin ndaj personit të dashur. Grindja me të ka rrezik potencial që të shndërrohet në qërim fizik të hesapeve. Aq më tepër kur është fjala për personat që sapo e kanë filluar lidhjen e tyre dashurore. Ndoshta do të jetë mirë që për një kohë të rrini vetëm, para se të merrni vendimin e fundit. Është mirë ta keni parasysh rregullin: dashuria me dashuri kthehet.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Këtë javë në planin afarist do të shkëlqeni. Do të filloni të realizoni një projekt të ri, nga i cili do të keni përfitime të mëdha, por edhe angazhime të mëdha. Parave u kushtoni mjaft rëndësi, por jo edhe aq sa do të detyroheni një kohë të konsiderueshme ta kaloni jashtë shtëpisë.

Shëndeti: Janë të mundshme ndryshime. Meshkujt mund të kenë probleme me traktin digjestiv, ndërsa femrat mund do të kenë probleme gjinekologjike.

Dashuria: Lidhja juaj dashurore po funksionin për mrekulli. Personi juaj i dashur ju do më shumë seç mendoni ju. Mos u kurseni, por relaksohuni dhe kënaquni në lidhjen tuaj. Ju bën të kënaqeni duke u shoqëruar me personat praktik. Theksin mos e vini vetëm te seksi.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Kjo javë është e volitshme për nisje të punëve të reja, por edhe për lidhje kontratash. Bashkëpunëtorët ju admirojnë, gjë që ju bën të ndiheni mirë. Dini t’i përfundoni mirë punët në profesionin me të cilin po merreni. Sukseset nuk do t’ju mungojnë.

Shëndeti: Problemet me dhembjen e kokës janë në masë të madhe për shkak të ndjeshmërisë së lartë në ndryshimet e klimës.

Dashuria: Personin të cilin e dashuroni nuk bën ta qortoni dhe ta kritikoni pa arsye. Me veprime të këtilla vetëm sa po e vështirësoni marrëdhënien tuaj dashurore. Mos provoni vetëm të flisni, por tregoni në praktikë atë që ndieni. E dini se çka dëshiron ajo, andaj edhe plotësojani pikërisht atë dëshirë.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Vetëm me durim dhe me përkushtim do mund t’i kryeni detyrat që ia keni caktuar vetes. Në planin financiar nuk qëndroni edhe aq mirë, andaj përkushtojuni më shumë planit emocional. Së shpejti do të vijnë ditët më të mira.

Shëndeti: Ruajuni nga situatat stresuese, ato janë një qark i magjishëm: kur jeni nervoz u ktheheni pijeve, bini vonë në gjumë. Ndërpriteni menjëherë këtë veprim.

Dashuria: Nuk jeni të kënaqur me partnerin. Po mendoni se nuk po ju ofron kujdes të mjaftueshëm. Problemi juaj është se dëshironi përherë të jeni fitimtar. Një gjë duhet ta dini – në dashuri nuk ka as fitimtar e as humbës. Me këtë rivalitet që po e shfaqni, vetëm sa do ta përkeqësoni edhe më shumë lidhjen tuaj dashurore.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Ju ka përfshirë një panik i paarsyeshëm. Po frikësoheni shumë se dikush do t’jua zërë vendin e punës. Madje, po dyshoni edhe në kolegët tuaj më të mirë. Përkundrazi, ata po jua duan të mirën, edhe pse ju nuk po u besoni edhe aq. Mos lejoni që për shkak të dyshimeve t’ju humbin të gjitha shanset.

Shëndeti: Për problemet shëndetësore adresa e vetme është të shkoni te mjeku, sesa të krijoni panik dhe të fantazoni.

Dashuria: Marrëdhëniet dashurore me personin e dashur kanë arritur në pikën më të ulët. Zgjidhja më e mirë dhe më reale është ta ndërprisni këtë marrëdhënie. Sa më parë që do ta bëni këtë, më shpejt do ta kaloni vuajtjen pas debaklit dashuror.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Jeni në një fazë të përmirësimit afarist. Duhet të jeni tepër të kujdesshëm ndaj një kërkese dhe problemi financiar. Do të arrini t’i zgjidhni, por nuk do t’i harroni shpejt. Nëse punoni me kujdes, rezultatet do të vijnë më vonë. Bashkëpunëtorët po i nevrikosni me cikërrima dhe me perfeksionizëm.

Shëndeti: Pengesat me zemrën mund të shfaqen si pasojë e rraskapitjes.

Dashuria: Më me dëshirë ditët do t’i kalonit me shoqërinë, mirëpo do të keni nevojë të madhe që ta siguroni lidhjen tuaj dashurore. Një person i cili po ju dërgon shenja të qarta se po ju pëlqen, thjesht po ju bën të silleni si i pakokë. Po bën sulm direkt. Pasi që po ju pëlqen, pajtohuni me të dhe takohuni. Mirëpo, kujdes, ai niset nga shumë drejtime.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Jeni person i guximshmit dhe i aksionit. Guximin që po e shfaqni në punë, shumica e bashkëpunëtorëve tuaj konsideron se është i tepërt. Do të jeni të gatshëm që definitivisht t’i sqaroni disa gjëra, mirëpo kini kujdes të mos bini në kurth të intensifikimit dhe të shfrytëzimit të forcës. Ato gjëra që nuk është e domosdoshme të bëhen, mos i bëni, aq më parë jo me çdo çmim.

Shëndeti: : Shmanguni të gjitha situatave që krijojnë stres.

Dashuria: Po ndieni nevojë tepër të madhe për dashuri, mirëpo rrethanat e jashtme vetvetiu do t‘ju shkaktojnë mjaft sfida të cilat duhet t’i kapërceni me shumë durim, mençuri, dhe me përballimin e sfidës së entuziazmit, por edhe herë pas herë duhet të përballeni edhe xhelozinë. Nëse do të veproni me takt, çdo gjë do të zgjidhet lehtë.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Po planifikoni aktivitete të reja afariste, mirëpo disa mosmarrëveshje që i keni me eprorët këto ditë dosido do t’i zgjidhni. Është mirë që ju dini të mos pajtoheni medoemos me disa gjëra, megjithatë do të bashkëpunoni për shkakun që me bashkëpunim punët bëhen më shpejt e më mirë. Kështu do të jetë mirë për të dyja palët.

Shëndeti: : Frika nga realiteti dhe njerëzit është bërë brengosëse. Duhet ta pyesni veten se a keni arsye reale apo kjo është vetëm fryt i imagjinatës.

Dashuria: Ana e dobët e karakterit tuaj ka mundësi të rrezikojë gjasat e bukura dashurore dhe zhvillimin e harmonishëm të lidhjes dashurore. Sjellja joshoqërore çon në konflikt me personin e dashur. Vetëm nëse e kuptoni që i mençuri lëshon pe, mund ta shpëtoni lidhjen tuaj dashurore. Këto ditë është mirë që të luftoni kundër vetvetes dhe t’i sqaroni gjërat, pastaj çdo gjë do të jetë si është më së miri.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Në ambientin tuaj të punës duket që çdo gjë po funksion si është më së miri, mirëpo vetëm ju nuk jeni të kënaqur me sukseset që po arrihen. Keni pritur më shumë, megjithatë me atë që do të arrini do të jetë e mjaftueshme që të vazhdoni të shikoni përpara. Nëse do të jeni të durueshëm, rezultatet do të vijnë më vonë.

Shëndeti: Nëse do të gjeni harmoni me natyrën dhe do të merreni me rekreacion, do të jeni në formë të shkëlqyeshme. Nëse jo, mendoni për këtë gjë.

Dashuria: Marrëdhëniet e luhatura dashurore këtë javë keni gjasa t’i përmirësoni. Mund të prisni të përjetoni çaste të këndshme dhe të paharrueshme. Probleme të vogla janë të mundshme të shfaqen për shkak që personi juaj i dashur do të ketë keqkuptime me disa nga miqtë tuaj.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Në vendin tuaj të punës këto ditë ka gjasa të krijohen situata të tilla të cilat do t’jua imponojnë të merrni vendime të ngutshme. Ne siguri fjala do të jetë për temën e cila do të jetë vendimtare për karrierën tuaj. Pra, duhet të silleni në mënyrë të kthjellët dhe duhet të dini se çka dëshironi.

Shëndeti: Jeni në formë të mirë. Ruajuni nga lodhja e tepërt. Gjeni kohë për veten dhe pushoni.

Dashuria: Jeni në situatë kur lidhja juaj dashurore kërkon që disa gjëra të sqarohen, në mënyrë që gjërat të shkojnë në drejtimin që ju e dëshironi. Një person që po sillet në afërsinë tuaj thjesht po ju magjeps. Nuk po mund ta hiqni nga mendja. Meqenëse fjala është për aventurë kalimare, shfrytëzojeni deri në fund.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Ndoshta do t’ju duket që stagnimi është i pashmangshëm, pasi që po mendoni se i keni shpenzuar të gjitha atutë dhe tash gjërat duhet t’u lihen t’i marrin në dorë të tjerët. Nuk është ashtu siç po mendoni ju, por fjala është për një bashkëpunim qëllimmirë. Nuk ka gjasa të veproni i vetëm. Ky është një leksion që duhet vetë ta mësoni. Pranojeni bashkëpunimin.

Shëndeti: Është mirë që më shumë të qëndroni në natyrë dhe të merreni me aktivitete fizike. Kështu do t’i shmangni rreziqet.

Dashuria: Përkushtimi i tepërt ndaj personit të dashur do t’ju ngatërrohet me nevojën për ta zgjeruar horizontin. Disa persona do t’i ftojnë të dashurit për një udhëtim të përbashkët apo do t’u propozojnë ide të reja. Ata të cilët akoma nuk kanë krijuar lidhje dashurore do të gjenden në rrethin e njerëzve seriozë, të cilët janë të nivelit të tyre. Në atë ambient ka gjasa të krijojnë lidhje të re.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Edhe këtë javë do të vazhdojë faza juaj konstruktive, ndërkaq për disa edhe faza intensive afariste. Do të befasoheni me atë se sa mund të bëni. Ata persona të cilët kërkojnë punë, së paku kanë gjasa të gjejnë punë sezonale. Paratë ju janë të domosdoshme, ato ju ofrojnë mundësi të pakufishme. Duhet të shfrytëzoni rastin.

Shëndeti: Ka gjasa të keni telashe me veshkat dhe fshikëzën.

Dashuria: Lidhja juaj dashurore ka gjasa të funksionojë vetëm nëse nuk kërkoni me çdo kusht që sa më parë të afroheni me personin që ju pëlqen. Veproni sipas intuitës suaj e cila do t’ju jetë si udhërrëfyes i qartë. Më mirë është të ndërtohet lidhja hap pas hapi, sepse në këtë mënyrë do të jetë më stabile, andaj edhe duhet të bëni më shumë durim.

Shpërndaje në: