Horoskopi i muajit dhjetor, cila është shenja më me fat e këtij fundviti
Ky është parashikimin për secilën shenjë, duke zbuluar edhe specifikat e secilës për dhjetorin.
12. Gaforrja
Ky muaj dhjetor duhet të jetë disi më i menaxhueshëm nga të tjerët për personat e shenjës së Gaforres. Të tjerët do t’i vendosin kushte dhe nuk e lejojnë të hapet. Mund të dalin probleme në martesë, çështjet ekonomike, prandaj dhe Gaforret janë në këtë pozicion. Në fund të vitit fillojnë dhe hapen gjërat.
11. Dashi
Janë në këtë pozicion, por Dashët do të kenë një element të mirë, do të ikin larg, do të udhëtojnë. Ato Dashë që do të ikin pas datës 13 do të jenë më të priviligjuar, por nëse pjesa tjetër rri këtu, do të kenë ngjarje jo fort të këndshme. Për momentin do të jenë pak me pengesa. Ato që do të ikin jashtë do ta kenë më të lehtë.
10. Binjakët
Një Binjak në fund të vitit do të donte të shpërthente disi, t’i hapte portat në të gjitha anët. Binjakët janë si ata fëmijët që mund të jenë rritur, por në fakt e kanë shpirtin festë. Ato do të ngelen disi të fshehtë në marrëdhëniet e dashurisë. Është një muaj që do të vihen përballë vështirësive ekonomike. Binjakëve do t’u thoja të ruajnë qetësinë.
9. Luanët
Kanë pasur vitin më me përballje, vështirësi, nuk janë ndier të qetë. Përsëri kanë ndier një pengesë, ose diçka u shkonte larg rrjedhës së tyre. Luanët e lindur në 10-ditëshin e tretë kanë një pengesë të madhe në jetën e tyre. Marsi në Shigjetar do t’u japë energji të reja. Kontaktet dhe lidhjet me jashtë do të jenë shumë të mira.
8. Peshoret
Peshoret do të kenë një bilancë të madhe, do të merren me marrëdhëniet familjare. A do të bëjnë jetën erotike në familje, a do të vijë dikush i dashur në familjen e tyre? Për Peshoret do të jetë një moment i mirë ekonomik, por edhe investimi. Duhet të jenë më të qartë në sqarimet e tyre.
7. Virgjëresha
Realistë, por optimistë nuk janë. Realizimi i bën të fitojnë në disa gjëra, por realiteti i lodh. Janë shenjë e meanxhimit. Hëna e Re në Shigjetar u sjell një shtëpi të re, por edhe debate të fuqishme familjare për mirë, por mund të kenë një mendim ndryshe nga dikush i familjes. Duan të kalojnë dhjetorin diku tjetër. Shmangni debatet familjare, sugjerimet për udhëtime, biznese, arredime. Kush është beqar do të gjejë dashurinë. Na prish pak punë data 19 e tutje sepse disa që kanë pasur prishje marrëdhëniesh nga e kaluara, rikthehen përsëri për sqarim dhe disa Virgjëreshë mund të marrin vendime të gabuara.
6. Demi
Japin energji të mira riprodhuese, çlirohen nga e kaluara, nga një marrëdhënie e vështirë, por duket sikur ata nuk e duan atë liri. Do të kenë energji shumë të mirë, thjesht ata nuk do ta kuptojnë dhe të kthehen në marrëdhëniet që kanë pasur në të kaluarën, por qëndrojnë përsëri në atë ritmin e tyre të mesëm, por të sigurt. Ata nuk do të rrezikojnë, por do të rrijnë në atë qoshen e sigurtë dhe nuk do ta marrin atë, do ta kalojnë Vitin e Ri me ata njerëz që janë mësuar dhe shpresojnë që ta gjejnë atë energjinë e re.
5. Ujori
2021 ka qenë viti i tyre. Janë në këtë pozicion që është ai sulmi i fundit, sepse përherë nxitohen dhe thonë kaq ishte. Më vonë do të hapet një skemë shumë e mirë. Do të ketë energji të mira. Kujdes në çështjet personale, mund të rikthehen nga e kaluara me disa gabime që do të pasojnë në të ardhmen.
4. Akrepi
Do të kenë disa rikthime planesh mbrapsht, por do të jenë të ëmbla. Të bëjnë kujdes të mos bashkëpunojnë me njerëz që kanë pasur marrëdhënie emocionale në të kaluarën. Duhet të mbyllet ajo vrima në të çarë në thesin e kërkesave të tyre. Mund të ishin shumë më mirë, do të kenë intensitet të madh ekonomik, do të jenë luftarakë nga data 13 e tutje.
3. Peshqit
Do të bëjnë balancë të mirë këtë muaj, sepse parapërgatiten të futen në vitin e tyre, por kanë një peng që nuk e kanë zgjidhur dhe mund të ketë të bëjë me punën, shëndetin ose me ndihmesën që nuk e kanë realizuar. Ky është momenti i tyre delikat, t’i mbajnë presionet mirë që të mos ketë shpërthime dhe të mërziten për gjëra që më vonë do të kenë zgjidhet.
2. Shigjetari
Marsi futet në shenjën e tyre. Flirtojnë, udhëtojnë, dalin, eksplorojnë, marrin atë që duan ose të paktën ndihen vetvetja. Në pjesën e ndjenjave, janë pak të bllokuar dhe të mbledhur, por kanë një besim shumë të madh se kjo gjë do të rregullohet. Kujdes me punën, me shëndetin dhe kontakteve që janë të dyshimta.
1. Bricjapi
Shumë plane do të mpleksen në këtë shenjë, shumë Bricjapë do të lidhen. Rikthimet nga e kaluara t’i kenë kujdes pas datës 19 e tutje. Avantazhi ekonomik do të triumfojë në vitin 2022. Shpresoj të mos bëhen më besimtarë se Papa sepse këto kur marrin një hov, bëhen sikur e dinë dhe më mirë se ata që janë më profesionistë. Pikërisht ky është moment që ato do të fillojnë me aleanca të mira.