Horoskopi i ditës së hënë, 11 Shkurt

Horoskopi i ditës së hënë, 11 Shkurt

Horoskopi i ditës së hënë, 11 shkurt 2019:

DASHI-Pasiguria juaj sot mund t’ju bëjë agresivë duke përkeqësuar situatën  në ambientin e punës. Në planin afektiv do të jeni mosbesues në lidhje me personin që doni.

DEMI-Vështroni drejt së ardhmes me shumë optimizëm pasi të rejat nuk do të vonojnë të mbërrijnë e me të cilat do ju duhet të përballeni. Në ambientin e punës dedikojuni diçka të reje e lërini të tjerët mënjanë.

BINJAKET-Yjet ju sugjerojnë që gjatë ditës së sotme mund të merrni informacione të nevojshme për investimet tuaja. Në ambientin e punës do ju duhet të përballeni me një çështje të rëndësishme. Në aspektin afektiv tregohuni më spontanë në lëvizjet tuaja.

GAFORRJA-Fati do të jetë me ju sot. Në ambientin e punës mund të propozoni idetë tuaja tek eprorët. Më aspektin afektiv një humor i juaji i paqëndrueshëm mund të vërë në krizë raportin tuaj.

LUANI-Në aspektin afektiv vëmendja e partnerit do të bëjë të ndiheni mjaft të rëndësishëm. Në  punë do të jetë momenti i duhur për të treguar vlerat dhe aftësitë tuaja.

VIRGJERESHA-Do të jetë një periudhë me fat për investime të ndryshme që mund të bëni. Në ambientin e punës do të merreni me programeve që do të shtojnë kuriozitetin e personave që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv do të keni një pamje mjaft të kuruar sot duke marrë vëmendjen e plotë të partnerit tuaj.

PESHORJA-Në ambientin e punës do ju prezantohen shumë mundësi për tu rritur profesionalisht e për të përmirësuar gjendjen tuaj ekonomike. Në aspektin afektiv një sjellje jo e hijshme e partnerit do të krijojë tek ju një gjendje pasigurie. Një këshillë: përpiquni të keni më shumë besim.

AKREPI-Do të jetë një ditë e qetë dhe gjithçka mund të jetë në favorin tuaj. Në vendin e punës iniciativat tuaja do të bëjnë që të merrni rezultate pozitive. Në aspektin afektiv duhet të evitoni kritikat dhe të jeni më mospërfillës.

SHIGJETARI-Do të jeni në gjendje të nxirrni konkluzione për rezultatet që keni arritur të merrni në ambientin e punës. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft mosbesues në lidhje me partnerin. Një këshillë: mos e teproni.

BRICJAPI-Nuk duhet të mërziteni edhe pse impenjimet do të jenë të shumta, pasi do ju japin shumë kënaqësi në të ardhmen. Në ambientin e punës provat e vështira do të fitohen. Në aspektin afektiv duhet të evitoni të qenit në qendër të vëmendjes.

UJORI-Gjatë ditës së sotme do të ndjeheni mirë e në paqe me personat që ju rrethojnë. Në ambientin e punës duhet të evitoni së qeni shumë mosdëgjues. Në aspektin afektiv do i bëni një surprizë partnerit tuaj.

PESHQIT-Në ambientin e punës do të jeni sot në qendër të vëmendjes së eprorëve prandaj kujdes kur të flisni. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të matur e gjithçka do të ecë në favorin tuaj. Në aspektin afektiv bëni mirë të këshilloheni nga partneri.

Shpërndaje në: