Horoskopi hyn dhe në shëndet: Më thuaj çfarë shenje je, të tregoj pikat e dobëta në trupin tuaj

Horoskopi hyn dhe në shëndet: Më thuaj çfarë shenje je, të tregoj pikat e dobëta në trupin tuaj

Astrologjia mjekësore nuk konsiderohet shumë, mbase për shkak të evolucionit surprizues të mjekësisë perëndimore.
Të shohësh yjet që lëvizin, mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë veten, motivet tona, avantazhet dhe disavantazhet dhe shumë anë të tjera të psikikës sonë.

Rrënjët e astrologjisë mjekësore mund të jenë shumë të lashta.
Në Egjiptin e lashtë, astrologjia përdorej gjerësisht për trajtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve, ndërsa në Greqinë e lashtë, Hipokrati i kushtonte shumë rëndësi lëvizjes së yjeve, pasi e konsideronte Astrologjinë një armë shumë të fuqishme, në duart e një mjeku.

Gjithsesi kini parasysh, se Horoskopi mund të jetë vetëm një orientim. Nëse keni probleme me shëndetin, gjithnjë konsultohuni me mjekun tuaj!

Dashi

Shenja e parë e zodiakut problem ka kokën, fytyrën dhe flokët. Nëse je Dashi apo ke planetë domethënës tek Dashi, atëherë me shumë mundësi ti vuan shpesh nga dhimbja e kokës apo nga migrena. Ekziston mundësia që të shkosh shpesh tek dentist, sepse dhëmbët janë nën dominimin e Dashit (bashkë me Bricjapin).
Dashi lëviz shpejt, punon shpejt dhe kjo mund të shkaktojë shumë incidente, sidomos kur përdor vegla mekanike. Fuqia që vjen nga Marsi, mund të sjellë shërim shumë të shpejtë dhe e bën Dashin të jetë një shenjë aktive seksualisht dhe forca jote jetësore rigjeneron herë pas here trupin.

Demi

Shenja e dytë e zodiakut ka probleme me fytin, qafën, mushkëritë dhe sinuset. Nëse je Demi apo ke planetët domethënës tek kjo shenjë, atëherë me shumë mundësi ke fatin të kesh shëndet të mirë në përgjithësi, ndërkohë që Afërdita të bekon me një marrëdhënie shumë harmonike me trupin tënd.
Megjithatë, problemet dhe infeksionet në zonat e sipërpërmendura janë shumë të zakonshme për Demin. Ka shumë mundësi që kordat e tua të zërit të jenë të parat që goditen kur i le pas dore, apo abuzon me shëndetin. Je i ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe kollës dhe duhet të kujdesesh për veten sidomos gjatë dimrit.
Demi është shumë i lidhur edhe me shqetësimet ushqimore apo problemet me metabolizmin, duke qenë se tiroide janë nën dominimin e tij. Ushtrimet aerobike duhet të jenë pjesë e përditshme e aktivitetit tuaj.

Binjakët

Shenja e tretë e zodiakut ka probleme me krahët, shpatullat dhe duart, pjesërisht edhe mushkërinjtë (bashkë me Demin). Nëse je Binjakët, apo ke planetët tek kjo shenjë, me shumë mundësi je gjithnjë në arrati, në lëvizje të përhershme, gjithnjë i ngarkuar, ndërkohë që të tjerët pyesin veten se si ti arrin të menaxhosh gjithë këtë “multi-tasking” me kaq lehtësi.
Fakti është se shpejtësia me të cilën ti vepron, të bën ankthioz gjatë gjithë kohës. Ndërkohë, je pacienti ‘më i keq’ që një mjek mund të rastisë, sepse ti nuk qëndron dot në shtrat. Ankthi i vazhdueshëm të bën të jesh një hap larg depresionit dhe sëmundjeve psiko-somatike, siç janë alergjitë, astma dhe bronkiti kronik, sidomos kur zhvillon zakone që ti mendon se të bëjnë të ndihesh më mirë, siç janë alkooli dhe duhani. Përpiqu të relaksohesh dhe të meditosh!

Gaforrja

Shenja e katërt e zodiakut ka probleme me stomakun dhe aparatin tretës. Nëse je një Gaforre apo ke planetët në këtë shenjë, je shumë natyrë emotive. Ndjen gjatë gjithë kohës nevojën për t’u ndjerë i sigurtë me shumë dashuri dhe lumturi material. Nëse nuk arrin ta perceptosh, me shumë mundësi stresohesh aq shumë në stomak, saqë me shumë mundësi vuan nga ulçera apo nga sëmundje të tjera të stomakut.
Ndërkohë, ndryshimi i vazhdueshëm i emocioneve të tua, përveç stomakut të ndjeshëm, të bën të kesh shqetësime në të ushqyer. Provo të nisësh një dietë të eukuilibruar, plot vitamina, baktere pro-biotike dhe kamomil! Bëj gjëra që të ndihmojnë të çlodhesh dhe të ndihesh më mirë.

Luani

Shenja e pestë e zodiakut ka probleme me zonën e zemrës dhe gjoksit. Nëse je një Luan, apo ke planetët në këtë shenjë, atëherë me shumë mundësi je i bekuar me shëndet të mirë. Kjo vjen nga efekti i Diellit, planet i lidhur gjithnjë me energjinë e jetës apo me kulturën kineze. Kujdes me ushqimin, pasi sasi të mëdha të verës dhe ushqimi i mirë, mund të jenë të shijshëm, por jo shumë të sigurtë për shëndetin. Bëni sa më shumë ushtrime!

Virgjëresha

Shenja e gjashtë e horoskopit ka probleme me barkun, pjesërisht stomakun, sistemin riprodhues femëror dhe sistemin nervor. Nëse je Virgjëresha apo ke planetët kryesorë tek kjo shenjë, atëherë ka shumë mundësi që ti të jesh në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithsesi, kjo shenjë ka tendencën e ekzagjerimit, duke humbur orë të tëra punë dhe duke u përpjekur të përmirësojë gjërat. Emocionet e tua të ndjeshme shkaktojnë shumë lehtë problem shëndetësore edhe pse janë mendimet e tua që i shkaktojnë ato.
Vullneti yt për perfeksion, të streson aq shumë, saqë të bëjnë të ndjeshme ndaj shqetësimeve të aparatit tretës. Kur diçka pengon planet e tua, të duket sikur të rrëshqet toka nën këmbë dhe në këtë moment je shumë i predispozuar të çrregullosh mënyrën e të ushqyerit apo të krijosh varësi nga alkooli.
Të bën mirë të ushtrohesh, të ecësh apo të bësh joggin në ajër të pastër dhe të shohësh qiellin.

Peshorja

Shenja e shtatë e zodiakut ka probleme me veshkat, ekuilibrin hidrik të trupit tënd. Rregullon edhe lëkurën dhe të gjitha gjëndrat e trupit. Nëse je Peshorja apo ke planetët kryesorë tek kjo shenjë, nevoja jote e përhershme për të arritur ekuilibrin, mund të shkaktojë dhimbje koke dhe ankth. Të gjitha këto simptoma mund të shkaktohen edhe nga tendenca që ke për të bërë paqe me veten. Alergjitë dhe shqetësimet e lëkurës janë të zakonshme për Peshoren. Muzika mund të jetë çelësi për të zhbllokuar veten dhe shpirtin tënd që kërkon bukuri e harmoni.

Akrepi

Shenja e tetë e zodiakut qeveris organet gjinore, fshikëzën (bashkë me Peshoren) dhe prostatën. Nëse je një Akrep apo ke planetët kryesorë tek Akrepi, me shumë mundësi je i prirur të kesh jetë të gjatë, duke qenë se struktura e fortë plutoniane të ndihmon të kalosh thuajse të gjitha vështirësitë që jeta mund të të sjellë.
Nga ana tjetër, Akrepi ka një anë shumë të ndjeshme, që pak vetë mund ta kuptojnë. Ndonjëherë as ata vetë nuk arrijnë ta kuptojnë.
Problemet me fytin mund të shkaktohen edhe për paaftësinë që Akrepi tregon hera herës për të shprehur emocionet në mënyrën e duhur. Situatat stresuese që kërkojnë rilindjen nga hiri dhe plagët emotive që derivojnë që nga fëmijëria, mund të influencojnë sistemin e tyre riprodhues dhe madje edhe libido. Këshillohet aktivitet kardio.

Shigjetari

Shenja e nëntë e zodiakut ka probleme me mëlçinë, ijet dhe kofshët. Nëse je Shigjetari apo ke planetët domethënës tek kjo shenjë, atëherë sjellja jote e mirë ndaj shëndetit, të ndihmon të kesh një gjendje të kënaqshme trupore dhe shpirtërore. Prekja pozitive dhe entuziaste e Jupiterit rrallë të vë në siklet dhe problemet nisin kur humbet besimin apo kur e ekzagjeron me entuziazmin. Incidentet në sport, janë shumë të zakonshme për çdo Shigjetar. Përpiqu të mbash gjithmonë anën pozitive tënden, por ki parashysh instruksionet e sigurisë në çdo gjë që bën. Edhe pse je në gjendje të përballosh thuajse gjithçka, duhet t’i kushtosh vëmendje rrëmujës që bën apo gjërave që mund të të lëndojnë, qoftë edhe fizikisht.
Mëlçia është shumë e rëndësishme për metabolizmin dhe thuajse gjithmonë ke tendencën për t’u shëndoshur afër kofshëve, diçka për të cilën duhet të kujdesesh. Ushtrohu dhe mbaje gjallë optimizmin tënd.

Bricjapi

Shenja e 10-të e zodiakut dominon kockat, nyjet (sidomos gjunjët) dhe të gjithë sistemin skeletor (përfshirë ehe dhëmbët ). Nëse je një Bricjap apo ke planetët kryesorë në këtë shenjë, je i bekuar me një trup shumë të fortë që mund të durojë thuajse gjithçka. ‘Thembra e Akilit’ tek Bricjapi është depresioni që mund të shkaktojë përmbysje në jetën tuaj. Natyrisht trupi do kërkojë që relaksohet. Këshillohen ushtrimet. Në këtë moment duhet të konsiderosh si të fusësh plane stërvitjeje të rregullta në programin tënd të përditshëm. Natyra jote konkurruese qetësohet gjatë sportit dhe ekuilibri yt hormonal përmirësohet. Një dietë e pasur me kalçium, është shpesh një faktor shumë i rëndësishëm i mirëqenies tënde, duke qenë se problemet ortopedike i ke të zakonshme. Efekti saturnian mbi ty, të ndihmon të rritesh dalë ngadalë, duke përmirësuar mënyrën me të cilën funksionon trupi.

Ujori

Shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut ka probleme me këmbët, kërcinjtë dhe kaviljet, si dhe sistemin qarkullues dhe zemrën (bashkë me Luanin). Nëse je Ujor apo ke planetët kryesorë në këtë shenjë, me siguri je njeri që praktikon sportin, madje në mënyrë të personalizuar, duke garantuar kështu një trup të ekuilibruar.
Problem me këtë shenjë është rutina. Puna jote intensive është vërtet shumë e rëndësishme, por nuk duhet të lesh pas dore trupin. Ujori mban gjithmonë energji rezervë, të cilën e përdor sa herë që dëshiron. Kjo bën që sëmundjet të sillen çuditshëm me trupin e Ujorit, duke habitur shumë njerëz. E rëndësishme është të ushtrohesh dhe të mbash një dietë të shëndetshme, pasi Ujori ka tendenca për të rënë në depresion me kalimin e viteve. Të mbash një trup rinor u siguron atyre pushtet. Në rastin e kundërt, mund të verifikohen problem me qarkullimin, sidomos tek këmbët.

Peshqit

Shenja e fundit e zodiakut ka probleme me këmbët dhe gishtat e tyre. Nëse je Peshqit apo ke planetët kryesorë në këtë shenjë, imagjinata jote është arma jote më e fortë dhe më e çmuar. Ëndrrat dhe ankthet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tënde. Pagjumësia është një problem shumë i zakonshëm për Peshqit. Fatkeqësisht, kur ndjejnë se nuk janë të rrethuar nga dashuria dhe përkushtimi, shumë shpesh përpiqen ta gjejnë lumturinë dhe qetësinë tek alkooli, droga, apo varësi të tjera. Peshqit janë shumë të lidhur me problemet mendore dhe psiqike, për shkak të ndjeshmërisë së lartë që kanë. Meditimi dhe joga janë dy gjërat më ideale për Peshqit.

Shpërndaje në: