Horoskopi ditor, e premte 1 korrik 2022

Horoskopi ditor, e premte 1 korrik 2022

Dashi

Sot gjatë gjithë ditës do të mendoni vetëm për çështje pune dhe financiare. Duhet të mendoni edhe për çështjet e zemrës ndonjëherë, pasi partneri/ja ndihet i braktisur. Beqarët do jenë mjaft të mbyllur sot në vetvete dhe nuk do kenë dëshirë për të dalë në takime. Financat nuk paraqesin probleme, do vazhdoni t’i mbani nën kontroll.

Demi

Keni rezultate të shkëlqyera në një projekt që vijnë si pasojë e bashkëpunimit dhe mbështetjes shumë të mirë që keni edhe me partnerin/en. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin e tyre, duhet që t’i shfaqin lirisht ndjenjat e tyre pa u ndrydhur në vetvete. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Binjakët

Kujtimet e ëmbla po ju lezetojnë ditën sot ju të dashuruarve. Jeni të përkundur nga një ndjenjë kënaqësie që nuk e kuptoni nga vjen. Për beqarët do nisë një kapitull i ri, do jenë në gjendje që ta bëjnë për vete mjaft lehtë personin që pëlqejnë. Financat do jenë të ekuilibruara, do dini si t’i menaxhoni të ardhurat tuaja.

Gaforrja

Sot ju që jeni në çift dëshironi të qëndroni të qetë në ambientin tuaj që ju pëlqen aq shumë. Një ditë jo me ndonjë ngjarje të veçantë për tu mbajtur mend. Beqarët do realizojnë takime fantastike gjatë kësaj dite dhe jeta mund t’i marrë një tjetër drejtim. Gjendja e financave do varet nga menaxhimi juaj. Gjithsesi bëni kujdes.

Luani

Duhet të mbani nën fre krenarinë tuaj dhe ambicien e tepruar sepse në të shkuarën keni bërë gabime që ju kanë kushtuar shtrenjtë në marrëdhënie me partnerin/en. Beqarët do tregohen mjaft impulsivë sot dhe ka mundësi që të hedhin hapa të gabuar për të cilat do vuajnë pasojat. Probleme parashikohen edhe në planin tuaj financiar.

Virgjëresha

I keni patur çastet tuaja të lavdisë gjatë paradites së sotme dhe për këtë jeni shumë krenar. Mbrëmja paraqitet e qetë në prani të partnerit/es suaj. Beqarët pas shumë përpjekjesh dhe mundimesh më në fund do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë prej kohësh. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Sot një ditë e mirë për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Fati është në anën tuaj dhe çdo gjë do të përfundojë në favorin tuaj. Beqarët do realizojnë takime interesante gjatë kësaj dite dhe ka mundësi që disa prej tyre të nisin edhe lidhje serioze. Në planin financiar bëni mirë të merrni disa masa për të shmangur problemet.

Akrepi

Sot do të vendosni të kaloni një ditë vetëm për vetëm me partnerin/en, mbi të gjitha sepse ju duhet mendimi i tij/saj për një vendim të rëndësishëm që do të merrni. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria, madje do kenë ndryshime të shpeshta të humorit dhe nuk do dinë as vetë çfarë duan. Ditë e vështirë për financat.

Shigjetari

Jeni disi të pakënaqur me disa situata që po ndodhin rreth jush që jeni në marrëdhënie dashurie. Do të kërkoni të gjeni fajtorin por nuk do të mundni dot. Beqarët do kenë një nga ditët e tyre të zakonshme rutinë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, gjendja do përmirësohet goxha.

Bricjapi

Ditë e bukur dhe e mbushur plotë emocione për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Mundohuni të dilni për një darkë romantike me partnerin/en dhe dita do mbyllet më së miri. Beqarët do tregohen të pavëmendshëm gjatë kësaj dite dhe mund të humbin mundësi të shkëlqyera. Në planin financiar gjendja paraqitet e ekuilibruar.

Ujori

Sot ngjyra juaj është blu si deti, si qielli, si çdo gjë qe ju çon larg banales dhe vulgaritetit. Do të ndjeheni shumë të lirë dhe të lumtur në krahët e njeriut tuaj të zemrës. Beqarët depërtojnë emocione të forta pas disa takimesh interesante që do realizojnë. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Peshqit

Po ju kujtohet vera dhe pushimet dhe keni shumë dëshirë ti riktheheni përsëri. Kujtime të bukura që thjesht po ju shoqërojnë gjatë ditës së sotme ju që jeni në çift. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin dhe nuk do jenë të gatshëm as për aventura dhe as lidhje serioze. Në planin financiar situata paraqitet e ekuilibruar dhe pa probleme.

Shpërndaje në: