Horoskopi ditor, e mërkurë 9 dhjetor 2020
Dashi
Do të filloni ta keni të vështirë ti zgjidhni disa probleme. Do të ndieni nevojën për të pasur dikë pranë jush, në mënyrë që të ndiheni të plotësuar tërësisht. Mos u tregoni më të pavarur seç duhet, por mundohuni të punoni dhe përshtateni në grup. Është një ditë e mirë për të vendosur disa kontakte të humbura.
Demi
Do të jetë një ditë shumë e mirë për të komunikuar dhe për të bërë disa shpenzime të vogla. Do të jeni të interesuar për disa tituj të rinj librash si dhe për disa pajisje teknologjike, të cilat do të doni ti bëni tuajat sot. Kushtojuni vëmendje gjërave të thjeshta dhe praktike, e mos u mundoni të bini në sy me gjëra të mëdha.
Binjakët
Do të keni mundësinë të rrisni kontaktet me disa persona e ti stabilizoni ato me disa të tjerë. Do të shndërroheni në një person mjaft të përshtatshëm për të udhëtuar, komunikuar dhe për të ndarë eksperiencat. Do të gjendeni pa e menduar pjesë e një bisede të rëndësishme, ku pasi të keni thënë mendimin tuaj do të lini përshtypje mjaft pozitive tek ata që ju rrethojnë.
Gaforrja
Sot do t’ju duhet të ndryshoni skenarin tuaj për disa çështje të rëndësishme. Njëkohësisht, nëse do të duhet të veproni sa më shpejt, merrni masat e nevojshme dhe mos lini pas dore detajet. Mos u emociononi më shumë seç duhet për disa persona, pasi mund të zhgënjeheni shumë shpejt nga ta.
Luani
Bashkëveprimi me disa persona do t’ju krijojë mundësinë e hapjes së horizonteve të reja përballë jush. Me shumë mundësi do të nisni të shikoni ndryshe disa miq dhe të afërm, të cilët kanë qenë përherë pranë jush, praninë e të cilëve nuk e keni vënë re. Do të jeni të vendosur për të zbuluar disa të vërteta që të tjerët jua kanë fshehur.
Virgjëresha
Do të jeni tepër fleksibël dhe do të mund të bëni çdo gjë që do t’ju kërkohet gjatë kësaj dite. Disa rrethana do t’ju lejojnë të shikoni se cilat janë qëllimet dhe interesat e vërteta të disa personave që ju rrethojnë, përfshirë edhe partnerin tuaj. Njerëzit do të duan të qëndrojnë për një kohë të gjatë me ju dhe nuk do të gjejnë të ngopur nga sasia e informacionit që do t’u jepni.
Peshorja
Mund të nisni të ndryshoni shumë plane dhe ide që keni patur deri më tani, edhe sjellja e marrëdhënia juaj me disa persona të afërt do të përfshihet nga një ndryshim tërësor. Do të përballeni me një detyrë të rëndësishme që do t’ju duhet ta realizoni. Në mbrëmje do të kaloni disa orë romantike në praninë e personit të zemrës.
Akrepi
Përfshihuni në jetën dhe ngjarjet që ndodhin rreth jush, pasi vetëm kështu do të keni mundësi të gjeni disa ide novatore për të zgjidhur problemet tuaja. Nëse doni që të tjerët t’ju mirëpresin kudo që të shkoni, tregohuni të natyrshëm dhe mundohuni të anashkaloni pakënaqësitë që keni.
Shigjetari
Do të preferoni të qëndroni të hapur ndaj risive dhe do të jeni gjatë gjithë ditës duke biseduar e komunikuar me ata që ju rrethojnë. Thoni mendimin tuaj hapur dhe mos u ndrydhni duke menduar se cilat do të jenë reagimet e atyre që ju rrethojnë.
Bricjapi
Do t’ju duhet të pranoni kushtet që të tjerët do t’ju vënë juve dhe njëkohësisht do t’ju duhet të përshtateni. Nëse këmbëngulni pa masë në të drejtën tuaj, në fund të ditës do të shikoni se keni gabuar shumë dhe do të jeni tërësisht të vetmuar. Bëni të pamundurën për të qenë në harmoni me veten dhe të tjerët.
Ujori
Kalojeni si të doni këtë ditë. Bëni çfarë të dëshironi dhe mos u mendoni dy herë. Do të keni mundësinë të takoni disa persona të rinj dhe të ndani mendime krijuese me ta. Pika juaj e fortë gjatë kësaj dite do të jetë rrjedhshmëria juaj në të shprehur. Do tu bini në sy disa personave për mirë.
Peshqit
Do të jetë një ditë shumë e mirë nëse keni dëshirë të mblidhni disa informacione për çështje specifike. Mos humbisni mundësinë për të shprehur mendimet tuaja dhe për të pyetur në lidhje me gjithçka që ju intereson. Mundësitë që do t’ju afrohen do të jenë të shumta, mjafton të dini si ti dalloni.