Horoskopi ditor, e mërkurë 8 maj 2019
Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 8 maj 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Kjo ditë do ju gjejë disi nervoz dhe të stresuar, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Shmangni polemikat gjatë kësaj dite, pasi e enjtja parashikohet që të jetë më e përmirësuar.
Demi
Parashikohet një e mërkurë pozitive sa i takon takimeve dhe marrëdhënieve ndërpersonale. Udhëtimet janë mjaft të favorizuara, ashtu sikundër edhe spostimet. Bëni kujdes veçse që të mos lodheni shumë dhe të mbani nën kontroll gjendjen e trupit tuaj.
Binjakët
Kjo ditë do të jetë disi nën ritmin e duhur sa i takon nivelit ekonomik dhe profesional, pasi do të ketë shumë shpenzime dhe shumë pak të ardhura. Bëni mirë që të mateni lidhur me shpenzimet. Në dashuri dita do të jetë mjaft pozitive dhe në ditët në vijim, situata do të vijë duke u përmirësuar.
Gaforrja
Lajmi i mirë është se Hëna e pranishme në shenjën tuaj do ju japë forcë për të përballuar gjërat. Duke mos pasur forcë që të nxirrni emocionet tuaja më të thella, rrezikoni që të përkeqësoni situatën, sidomos në dashuri. Kështu që bëni mirë që të kujdeseni për veten dhe të flisni me zemër të hapur.
Luani
Ju pret një ditë stresuese, gjatë së cilës duhet të mundoheni që të shmangni diskutimet, si në jetën profesionale edhe në atë familjare. Ka shumë gjëra që kanë nevojë për sqarim, por mundohuni që ta bëni në mënyrën më të qetë të mundshme.
Virgjëresha
Parashikohet një ditë pozitive në çdo drejtim, si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale dhe familjare. Kontaktet janë mjaft të favorshme dhe mund t’iu sjellin një sërë avantazhesh, me gjasë duke sjellë edhe ndryshime radikale.
Peshorja
Kjo e mërkurë do të nisë mjaft mirë, por parashikohet që të ketë trazira në horizont. Do të ndiheni disi nervoz dhe të tensionuar sa i takon sferës profesionale dhe asaj sentimentale. Mundohuni që për çdo gjë të veproni me qetësi.
Akrepi
Do të jeni të zotët në atë që bëni në vendin e punës, kështu që nëse kërkoni një ndryshim me gjasë nuk do t’ua mundësojnë, pasi tashmë roli juaj është përcaktuar. Është e kotë që të inatoseni, pasi do të lodheni më kot. Për shkak të ndikimit të kundërt të Uranit, bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të mos shfryheni për çdo gjë tek partneri/ja.
Shigjetari
Kjo e mërkurë nuk do të jetë shumë pozitive, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Do të ndiheni shumë të stresuar dhe të lodhur, ndoshta për shkak të disa angazhimeve që nuk ju pëlqejnë, shkruan noa.al. Bëni durim, pasi gjërat me kalimin e orëve do të përmirësohen, sidomos në dashuri.
Bricjapi
Nëse nuk vendosni që të ndryshoni kapitull, gjërat nuk do të ndryshojnë dhe do të mbeten në vend. Është e vërtetë që yjet nuk janë në anën tuaj, por bëni mirë që ta lini ditën që të rrjedhë normalisht, pa u sforcuar.
Ujori
Do të ketë pak nervozizëm në ajër, si në sferën familjare edhe në atë sentimentale. Bëni kujdes që të mos diskutoni dhe të mbani nën kontroll tonin e zërit, pasi rrezikoni që të gaboni në raport me të tjerët.
Peshqit
Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive sa i takon punës dhe studimeve, por më pak sa i takon ndjenjave, pasi do të ndjeni se ju mungon diçka. Ajo që ju mungon është siguria në vete, më shumë se tek partneri/ja.