Horoskopi ditor, e mërkurë 22 dhjetor 2021
Dashi
Dilni nga dhoma e izolimit ne te cilën jeni futur sot ju te dashuruarit dhe keni për te përjetuar emocione shume me te forta. Do e kuptoni se keni bere gabim me sjelljen kohet e fundit. Beqaret nuk do duan ta ndryshojnë statusin e tyre dhe do preferojnë ta kalojnë kohen me miqtë. Me shpenzimet nuk duhet te jeni impulsive sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne çdo moment.
Demi
Jeta juaj ne çift ka për te qene shume me e bukur sot. Ne çdo moment do ndiheni mire dhe do i shprehni pa dorashka ndjenjat ndaj partnerit. Beqaret sado qe te mundohen nuk do ja dalin dot ta ndryshojnë statusin e tyre. Do ju duhet ende te presin disa kohe. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe situata do vije dalëngadalë duke u stabilizuar.
Binjaket
Sektori i dashurisë do jete i mbushur me momente fantastike sot. Ne çdo moment keni për t’u ndier mire dhe gati për te hedhur hapa me tej. Beqaret do lodhen paksa, por ne fund do realizojnë takimet qe kane ëndërruar prej kohesh. Gjendja financiare do jete goxha inkurajuese. Nëse i menaxhoni me kujdes paratë qe keni, situata do ju përmirësohet akoma me tepër.
Gaforrja
Edhe nëse jeni ne një lidhje te qëndrueshme prej kohesh, nuk duhet kurrsesi te nxitoheni dhe te hidhni hapa te nxituara sot. Ne një moment apo ne një tjetër mund t’iu dalin te papritura te pakëndshme. Beqaret nuk do kenë aspak një dite te begate dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Sektori i financave do favorizohet nga Merkuri dhe situata do jete e kënaqshme.
Luani
Mos luani me zjarrin sot juve qe jeni ne një lidhje pasi situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit dhe do pendoheni për çdo gabim te bere. Beqaret ka rrezik te marrin vetëm refuzime nga disa persona dhe do mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar do keni vështirësi njëra pas tjetrës megjithatë nuk duhet ta humbisni besimin se gjithçka do ndryshoje për mire.
Virgjeresha
Dite e mire ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë dhe do mendoni edhe për ndonjë surprize interesante. Beqaret do jene entuziaste sot pasi do takojnë personin e ëndrrave te tyre. Shume gjera do marrin një tjetër drejtim. Ne planin financiar do jeni te logjikshëm dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje. Vazhdoni kështu.
Peshorja
Pozicionimi i Venusit do jete mjaft i mire ne qiellin e dashurisë se çifteve. Jo vetëm qe komunikimi do jete i ngrohte, por edhe emocionet do jene te fuqishme. Beqaret do kenë një tërheqje te madhe fizike për një person dhe nuk do mendohen gjate për ta shprehur këtë. Ne fakt do bëjnë gjene e duhur. Financat do i menaxhoni me kujdes. Nuk priten probleme.
Akrepi
Sot nuk do silleni mire me partnerin tuaj dhe kjo mund ta përkeqësoje akoma me tepër marrëdhënien mes ju te dyve. Po nuk ndryshuat shume shpejt do vije edhe ndarja. Beqaret do jene te angazhuar me pune dhe nuk do arrijnë dot te mendojnë për dashurinë. Financat duhet t’i keni me tepër ne vëmendje sepse po i late pas dore gjendja do përkeqësohet tej mase.
Shigjetari
Dite me fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jene te logjikshëm dhe madje do kërkojnë falje për gabimet qe kane bere. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Gjithçka do ju duket si një ëndërr. Gjendja e financave do jete e qëndrueshme, megjithatë mundohuni sa te mundeni te shpenzoni me maturi.
Bricjapi
Do e ngrini ne piedestal partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me te ka për te qene gjithë kohës e mire. Ai do ju përgatisë edhe surpriza te njëpasnjëshme. Beqaret me mire te mos e mbajnë mendjen tek dashuria sepse nuk ka për te qene një dite me fat. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po bëtë gabime do keni vështirësi.
Ujori
Do keni ide fantastike sot ju te dashuruarit sesi ta bëni partnerin te ndihet si neper ëndrra. Çdo moment ka për te qene i veçante si me pare. Beqaret nuk duhet te ecin kuturu sepse mund te përballen shpejt me zhgënjime te mëdha. Me mire te presin edhe pak kohe. Ne planin financiar nuk do jete e nevojshme te mundoheni shume për te përmirësuar situatën, pasi gjerat do jene me te thjeshta.
Peshqit
Dite mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Problemet qe keni pasur do zgjidhen qe ne mëngjes dhe do ndiheni akoma me mire. Beqaret nuk duhet te mendohen gjate nëse do e pranojnë një propozim apo jo, pasi duke pritur do e humbasin personin. Financat do jene shume te paqëndrueshme dhe nuk do ja dilni dot t’i përmirësoni.