Horoskopi ditor, e mërkurë 2 shkurt 2022
Dashi
Mundohuni te dilni nga strofulla ku jeni futur sot ju te dashuruarit sepse partneri do ketë me shume se kurrë nevoje për ngrohtësinë tuaj. Po e late pas dore mund ta humbni përgjithmonë. Beqaret duhet te tregohen me te vëmendshëm kudo qe te shkojnë dhe pse jo edhe t’i pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Ne planin FInanciar me ne fund do arrini ta stabilizoni situatën.
Demi
Dite mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shprehini sa te mundni ndjenjat dhe nëse e mendoni te arsyeshme merrni edhe vendime te mëdha. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare. Për ta e rëndësishme është te mos jene vetëm dhe te ndihen sa me mire. Buxheti do jete aq i mire saqë mund te bëni edhe disa investime te rëndësishme.
Binjaket
Marrëdhënia ne çift do jete e ngrohte dhe harmonike gjate kësaj dite. Shprehini ndjenjat sa me shume qe te mundeni dhe keni për ta pare sesi ambienti do nxehet. Beqaret do e kenë serish shume te vështirë për ta joshur personin qe pëlqejnë. Për FInancat ka për te qene një dite e qete. Do jeni me pak konfuze dhe me te organizuar nga me pare.
Gaforrja
Priten vështirësi e tronditje sot ne jetën tuaj ne çift. Sado qe te mundoheni t’i zgjidhni shpejt mosmarrëveshjet, nuk do ja dilni dot. Beqaret do e kuptojnë se është dikush qe iu pëlqen vërtet dhe nuk mund te heqin dot nga mendja. Ata do bëjnë gjithçka qe ta joshin këtë person. Ne planin FInanciar mire është te mos ndërmerrni shume rreziqe pasi situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Luani
Nëse kohet e fundit keni pasur disa mosmarrëveshje me partnerin tuaj, sot do arrini t’i zgjidhni ato dhe te ndryshoni tërësisht rrjedhën e gjerave. Beqaret kane kohe qe po mundohen te gjejnë princin e kaltër dhe te gjitha përpjekjet e kërkimet, sot do japin rezultatet e shumëpritura. Ne planin FInanciar do kaloni goxha vështirësi, por gjithsesi do arrini t’ia dilni mbanë.
Virgjeresha
Mundohuni te tregoheni sa me te arsyeshëm sot ju te dashuruarit, pasi ne te kundërt keni për te pasur probleme serioze. Kokëfortësia është pika me e dobët. Për beqaret do jete një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Ne çdo moment duhet te bëni atë qe mendoni me te arsyeshme. Buxheti do jete përgjithësisht i mire. PërFItoni nga rasti për te hequr disa para mënjanë.
Peshorja
Ambienti ne jetën tuaj ne çift ka për te qene flakërues sot. Do kaloni momente fantastike dhe nuk do ju besohet se jeni ne realitet. Beqaret duhet te tregohen me te arsyeshëm dhe jo te pranojnë menjëherë te FIllojnë një lidhje. Shume shpejt do përballen me pasojat e pakujdesisë. Te ardhurat do rriten mjaft fale një shpërblimi te madh qe do merrni ne pune.
Akrepi
Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i mendojnë gjerat me kujdes gjate kësaj dite dhe nuk duhet kurrsesi te nxitohen. Beqaret do kenë një dite fantastike. Jupiteri ne bashkëpunim me Venusit do krijojnë kushtet e përshtatshme për takime fantastike. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë duhet te mateni para se te shpenzoni. Po harxhuat para me sy mbyllur do keni probleme.
Shigjetari
Jetës tuaj ne çift nuk do i mungoje aspak shija pikante. Disa madje mund te kalojnë mbrëmje fantastike dhe do ju duket sikur janë mbi re. Ata qe janë vetëm nuk kane për te pasur një dite te zakonshme sot. Qe ne orët e para te mëngjesit do realizojnë takimet qe aq shume kane ëndërruar. Ne planin FInanciar do jeni mjaft te kthjellet dhe do dini çfarë hapash te hidhni.
Bricjapi
Një pjese e atyre qe janë ne një lidhje do përballen me zhgënjime te mëdha sot. Gjithsesi para se te marrin vendimet përfundimtare, mire është te flasin hapur me personin qe kane ne krah. Beqaret do mërziten tej mase pasi nuk do e gjejnë as sot personin e tyre te ëndrrave. Te ardhurat do kenë përmirësime te jashtëzakonshme. Shfrytëzojeni këtë gjë për te shlyer borxhet sa me pare.
Ujori
Sot duhet te bëni te pamundurën qe te rindizni pasionin ne jetën tuaj ne çift. Përgatisni here pas here surpriza qe partneri te ndihet me mire. Ne mbrëmje mendoni edhe për ndonjë darke romantike, me muzike, qirinj, shampanje e çdo gjë qe t’iu shkoje neper mend. Beqaret do jene te pafat ne dashuri. Gjendja e FInancave do jete tejet delikate. Tregohuni sa me te matur qe te mundeni me shpenzimet.
Peshqit
Do ketë shume mosmarrëveshje ne çift gjate kësaj dite dhe për asnjë moment nuk do ndiheni te qete. Secili prej jush do kërkojë te dale e veta dhe nuk do hape rruge asnjë bast. Beqaret do kalojnë momente intensive dhe te mbushura me emocione te forta. Me menaxhimin e FInancave duhet te merreni pak me tepër se zakonisht, pasi nëse i lini pas dore gjendja do dobësohet.