Horoskopi ditor, e enjte 19 maj 2022

Horoskopi ditor, e enjte 19 maj 2022

Dashi

Flisni dhe me të tjerët. Nuk është momenti për të mbajtur sekrete ndaj partnerit/es. Mund ta lëndonit me këtë veprim. Beqarët do realizojnë shumë takime nga të cilat do kenë mundësi pafund për të ndryshuar statusin. Në planin financiar tregoni sa më shumë maturi me shpenzimet.

Demi

Nuk keni pse të jeni kaq tolerant me njeriun e zemrës i cili ju detyrohet shumë. Kërkoni atë qe ju përket me të drejtë, pa pasur ndjesinë se jeni duke gabuar. Beqarët do kenë mundësi të mira pa fund, por nuk do i shfrytëzojnë pasi nuk do jenë të qartë në ato që duan. Në planin financiar mos hidhni hapa të pamenduara.

Binjakët

Situata paraqitet me një rrezikshmëri të madhe të cilën nuk po e vlerësoni siç duhet ju që jeni në një marrëdhënie. Mbajini sytë hapur dhe mos harroni synimin tuaj kryesor. Beqarët ka mundësi të nisin një lidhje, pasi do dinë si ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat parashikohen të mira.

Gaforrja

Nëse mbani qëndrimin e duhur ndaj njeriut të zemrës shumë shpejt do ta shikoni veten në një pozicion të rëndësishëm. Shikojini këto të reja të fundit nga ana e tyre pozitive. Beqarët do realizojnë plot takime, por nuk do jenë ende gati për ndryshime të statusit. Financat nuk do jenë të mira, shmangni shpenzimet.

Luani

Kohët e fundit jeni shumë të ndjeshëm dhe të mërzitur. Bëni diçka me partnerin/en që të ndryshoni situatën sepse duket shumë e keqe përsa i përket jetës suaj sentimentale. Beqarët do i kenë të qarta idetë dhe kërkesat e tyre në mendje dhe do hedhin hapat e duhur. Financat do jenë të mira.

Virgjëresha

Partneri/ja do të mundohet shumë për t’ju ndihmuar. Tregojini mirësjelljen tuaj dhe zëvendësojeni nderin e bërë sa më parë që të jetë e mundur. Beqarët duhet të tregohen më të hapur në takime, ndryshe do mbeten ende vetëm. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.

Peshorja

Pak më shumë liri personale nuk do t’ju bëjë asgjë të keqe ju të dashuruarve, përkundrazi do t’ju qetësojë nga stresi i së përditshmes. Pozicioni juaj do të ketë një ndryshim pozitiv. Beqarët do bënin mirë të dëgjonin zemrën e tyre dhe jo të ndikohen nga mendimet e të tjerëve. Financat do jenë të qëndrueshme.

Akrepi

Nuk pranoni që partneri/ja t’ju thotë se fare duhet ose nuk duhet të bëni. Është një strategji e mirë kjo që keni zgjedhur. Vazhdoni të veproni sipas mendjes tuaj. Beqarët do arrin të bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do nisin një lidhje afatgjatë. Në planin financiar do keni më shumë fat se asnjëherë.

Shigjetari

Ndjeheni të shpërqendruar, por një telefonatë që do t’ju vijë nga partneri/ja do t’ju qetësojë shumë dhe do të filloni ti shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, por nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak. Financat parashikohen të jenë të mira.

Bricjapi

Ndodheni në udhëkryq ju të dashuruarit dhe nuk dini se çfarë drejtimi të merrni. Besojini sensit tuaj të aventurës dhe mos u mendoni shumë për atë që do të bëni. Beqarët nuk duhet të nxitohen në vendimet që do marrin, në të kundërt do lëndojnë veten. Financat do varen nga menaxhimi juaj.

Ujori

Njeriu juaj i zemrës do t’ju përfshijë në diçka të re. Por shumë shpejt do ta vini re se ju kanë përdorur thjeshtë për të realizuar interesat e tij dhe kjo do ju mërzisë pa masë. Beqarët edhe pse do kenë takime të njëpasnjëshme nuk do arrijnë ta ndryshojnë dot statusin. Në planin financiar buxheti do vijë duke u përmirësuar.

Peshqit

Lërini gjërat në rrjedhën e tyre dhe mos bëni ndryshime që nuk do të sjellin asnjë të re për ju të dashuruarit. Do t’ju propozohet të bëni një udhëtim të shkurtër. Beqarët nuk janë ende gati për të bërë ndryshime në jetën e tyre dhe do refuzojnë ftesat për takime. Financat nuk parashikohen problematike.

Shpërndaje në: