Horoskopi ditor: 31 tetor 2018

Horoskopi ditor: 31 tetor 2018

DASHI

Me shumë qetësi ju do të jeni në gjendje të përcaktoni sot përgjigjen e një pyetje që ju zvarritet në mendje për një kohë të gjatë. Sot është një ditë e mirë për sqarime. Zemrat e vetmuara do të jenë në mëshirën e emocioneve intensive. Jepini forcë pasionit tuaj, mos e mbani brenda.

DEMI

Nëse ka ndonjë dyshim në marrëdhënien me partnerin sot, Hëna do ju lehtësojë dhe pasiguritë përfundimisht do të shkrihen. Dielli shkëlqen më mirë se kurrë. Beqarët do të fillojnë një histori që e shohin si një pikë të fortë bashkëpunimi me një person të dashur.

BINJAKET

Sot ju mund të përballeni me shumë sfida, por edhe me situata komplekse të cilat do t’i përballoni me kënaqësi të madhe. Ju keni argumentet e duhura për të bërë përshtypje tek partneri juaj. Për beqarët nuk ka kohë për të pritur, dashuria kërkohet, se ndryshe, nuk do ta gjeni kurrë.

GAFORRJA

Hëna sot do t’ju sjellë aq qetësi dhe humor të mirë, prandaj gëzojiuni mirëkuptimit me partnerin tuaj dhe planifikojini planet tuaja paraprakisht. Ju do të thurni kaq shumë ëndrra. Beqarët do të tundohen e do të dorëzohen tek një person. Dëgjoni zemrën tuaj.

LUANI

Vlerësojini gëzimet dhe kënaqësitë e vogla që ju ofron jeta e përditshme. Edhe nëse doni të bëni gjëra të mëdha, shijoni intimitetin me partnerin tuaj sonte. Zemrat e vetmuara do të duhet të qëndrojnë larg nga moskokëçarja. Duhet ta suportoni stresin dhe të shmangni situatat e komplikuara.

VIRGJERESHA

Mërkuri ju bën të ndjeheni pozitiv sot dhe ju inkurajon që të keni një konfrontim paqësor me personin tuaj të dashur për të kryer një projekt të përbashkët që ju ka përfshirë gjatë. Për beqarët, një situatë e re dhe emocionuese është aty. Mos i rezistoni gjithmonë aventurës, lëreni veten tuaj të shkojë para.

PESHORJA

Ditë pak e mërzitshme sot dhe pa lëkundje. Nëse doni më shumë rezultate në dashuri, nxirrini jashtë ndjenjat tuaja dhe do të shihni sesi pjesa tjetër do të vijë prej jush. Beqarët do të jenë të detyruar për të sqaruar disa çështje dhe nuk do të jenë në gjendje për të shmangur zënkat. Aplikoni gjithçka për të jetuar më paqësisht.

AKREPI

Do të jetë një fillimjavë shumë intensive, me kaq shumë gjëra për të bërë dhe për të zgjidhur, madje edhe në një fushë sentimentale. Qartësoni disa dyshime që të mos shfaqeni si hipokritë. Nëse je i vetmuar, do të vijë një ndjenjë premtuese. Mësoni nga njohjet e reja.

SHIGJETARI

Yjet e sotëm mund t’ju ndihmojnë të zhbllokoni disa situata të ndenjura. Ju do të zgjidhni situatat e lidhura me familjen dhe do t’ia kushtoni kohën tuaj të lirë partnerit. Të reja për beqarët, do të keni shumë mundësi për të sjellë paqen në një histori që ka mbaruar.

BRICJAPI

Hëna e favorshme ju sjell lajme të mira, disa lidhen me sferën sentimentale, të tjerat në familje. Ndryshime të ardhshme për çiftet. Njoje të reja do të jenë të rëndësishme për individët që duan të hapin një kapitull të ri të jetës së tyre emocionale.

UJORI

Ju po përjetoni një periudhë konfrontimi intensiv me partnerin tuaj. Do të merrni vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj afektive. Për beqarët është një kohë pushimi, ju duhet të mendoni para se të hyni në një dashuri të re në jetën tuaj.

PESHQIT

Hëna do t’ju bëjë të ndiheni rehat me të gjithë sot dhe do t’ju bëjë të papërmbajtshëm. Marrëdhënie të mira ndërpersonale dhe madje ato në jetën private janë mjaft diskrete. Dashuri e lumtur për beqarët, emocionet e reja do të ngrohin zemrën dhe mendjen tuaj sot.

Shpërndaje në: