Horoskopi ditor, 13 Qershor 2022
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Kjo e hënë është një ditë që fillon patjetër me këmbë të mbarë, shijoni të gjitha ditët. Puna do të përmirësohet, por duke nisur nga java e ardhshme.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Ka pak tension në ajër rrotull jush, përpiquni ta ulni atë. Në punë gjërat duket të shkojnë mirë, kolegët ju vlerësojnë dhe ju respektojnë, ju jeni një udhërrëfyes për ta.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Ndjenjat janë paksa të turbullta në këtë periudhë, ju takon juve të jeni më të kthjellët. Stresi i akumuluar do të ndihet duke filluar nga java e ardhshme.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Një tjetër ditë me humor të mirë, e pra, si do ta bëni të lumtur partnerin/en tuaj? Puna vazhdon në mënyrë lineare, pa pengesa të veçanta.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Yjet nuk ju buzëqeshin plotësisht, ju mbështeteni tek instinkti. Punoni më pak dhe kushtojini më shumë vëmendje dietës suaj të ushqimit të përditshëm.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Dashuria nuk është ende në horizont, por fakti është se mund të keni takime të veçanta. Pak nervozizëm në zyrë duke nisur nga kjo javë e re.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Si të bëni nëse miqësia ngatërrohet me dashurinë? Merrini të dyja në konsideratë, por në fund, vetëm një mund të jetë zgjedhja juaj. Puna do të bëhet interesante, por jo tani, në fund të muajit.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Ndoshta pasditen e kësaj të hëne 13 do të ketë tension, por do të jetë i përkohshëm. Mundësi karriere për punonjësit, gjatë fillimit të kësaj vere që ka nisur.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Emocionet ju duken shumë kot, jeni të plogësht, ndoshta kjo vjen sepse nuk keni njerëzit e duhur përreth. Për të vetëpunësuarit, një lajm i mirë në horizont.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Partneri juaj kërkon më shumë, ndoshta duhet të rishikoni marrëdhënien tuaj. Java e ardhshme do të jetë e ngarkuar në punë, pushoni sa të mundni këtë fillimjavë.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Ndjenjat dhe emocionet negative duhen trajtuar vetëm me dashuri dhe poezi. Një nisje nga e para ju pret në punë në javët në vijim.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Keni ende një pyetje që ju mundon, por ju keni durim dhe dini si të prisni. Puna po ecën më mirë se sa pritej.