Horoskopi: Çfarë parashikojnë yjet për ju
Dashi
Kjo ditë do të jetë mjaft e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Hëna dhe Venusi do të kenë ndikim të favorshëm. Dashuria mund t’iu ndihmojë që të ecni përpara, duke lënë pas çdo problem të së kaluarës.
Demi
Keni arritur në një fazë emocionale ku duhet të vendosni që të lini pas çdo gjë që ju shqetëson. Disa situata, sidomos në dashuri, nuk do ju pëlqejnë dhe nuk janë ato që dëshironi. Po ashtu ka ardhur momenti që të merrni në duar jetën tuaj dhe të dilni me vendim.
Binjakët
Do të ketë rikuperim të ndjeshëm gjatë kësaj dite, sidomos sa i takon fushës sentimentale. Venusi do të jetë në pozicion të shkëlqyer duke favorizuar jo vetëm dashurinë por edhe raportet familjare dhe miqësinë.
Gaforrja
Kjo e premte do të jetë disi e tensionuar, sidomos në dashuri. Por edhe sa i takon sferës profesionale, parashikohen probleme të cilat duhet të trajtohen me kujdes.
Luani
Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive, por duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj personave që ju rrethojnë, pasi mund të përfitojnë në një farë mënyre. Do të jeni të mbushur me energji, të cilën bëni mirë që ta përdorni në mënyrën e duhur. Ky është një moment mjaft i veçantë sa i takon jetës sentimentale.
Virgjëresha
Pas dy ditësh të kaluara në lodhje ekstreme, kjo e premte do të nisë në mënyrën e duhur në çdo drejtim. Do të keni mundësi që të bëni paqe, në rast se keni pasur debate.
Peshorja
Do të ndiheni shumë të pafuqishëm dhe pa energji. Gjithçka pasi me gjasë jeni të rrethuar nga persona që nuk ju kuptojnë as ju dhe as nismat tuaja. Rikuperim parashikohet vetëm gjatë së dielës.
Akrepi
Dita nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, pasi do të ketë diskutime lidhur me ndjenjat. Do të pyesni veten nëse zgjedhjet e bëra janë të duhurat, sidomos nëse së fundmi keni pasir disa krisje apo nëse keni nisur një histori të tre dashurie. Reflektoni me veten dhe dilni në përfundim.
Shigjetari
Kjo e premte do të ketë një rëndësi të veçantë sa i takon ndjenjave. Kush dëshiron të rigjejë dashurinë apo emocionet e humbura, do të ketë një ditë pozitive. Do të jeni shumë entuziast, por kujdes me impulsivitetin.
Bricjapi
Edhe gjatë kësaj të premte do të ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Keni nevojë për tu qetësuar, për të gjetur kohë për veten dhe për tu shkëputur nga problemet. Më tej mund të rinisni me grintën që ju ka munguar gjatë ditëve të fundit.
Ujori
Kalimi tranzit i Uranit qysh prej së mërkurës, ju ka shkaktuar jo pak shqetësime. Urani është planeti juaj dhe do ta gjeni veten në një gjendje totale konfuzioni, ku do të dyshoni për gjithçka, edhe për ndjenjat. Do të ndjeni dëshirën për tu rikthyer në lojë, në çdo drejtim të jetës suaj.
Peshqit
Kjo e premte do të jetë një ditë kryesisht e qetë. Sfera e ndjenjave dhe ajo sentimentale do të jenë në ekuilibër. Këshillohet që të tregoheni të matur me shpenzimet, pasi mund të gjendeni me portofolin bosh.