Horoskopi 16-22 shtator 2019/ Shenjat që do kenë një javë të mrekullueshme
Dashi-Çastet e lumtura do mbizotërojnë gjate gjithë kohës këtë jave ne jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe nuk do debatoni për asgjë. Perspektivat janë te mira edhe për beqaret. Qe nga mesi i javës edhe ata do fillojnë ta shijojnë dashurinë.
Ne planin financiar do jene planetët ata qe do sjellin qëndrueshmërinë dhe kthjelltësinë. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet e duhura.
Shëndeti nuk do përbëje problem sepse do kujdeseni për te ne çdo çast. Punës do i jepni me shume prioritet se kurrë. Do jeni diplomate dhe te ndërgjegjshëm për çdo hap qe do hidhni. Edhe jeta familjare do jete e qete.
Demi-Kjo jave do jete e mbushur me te papritura për juve qe jeni ne një lidhje. Do përjetoni emocione pozitive, por nuk do mungojnë as emocionet negative. Mire është qe te respektoni ane maksimum lirinë e tjetrit. Beqaret nuk do i kërkojnë me ngulm ndryshimet, por papritur do ju ndodhe një takim vendimtar.
Ne planin financiar duhet te jeni me te kujdesshëm dhe duhet te shmangni me patjetër shpenzimet e ekzagjeruara.
Shëndeti duhet pasur nen kujdes. Kujdes me higjienën dhe pastërtinë vetjake. Ne pune do filloni disa projekte te reja, shume te rëndësishme e me time, por qe do kërkojnë angazhim te madh. Duhet ta organizoni me kujdes kohen. Jeta familjare nuk ka për te qene e keqe.
Binjaket-Këtë jave do ndodhin ngjarje vërtet te rëndësishme për jetën tuaj ne çift te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Partneri do ju gjendet pranë gjithë kohës dhe do ju beje te ndieni aq mire saqë gjithë kohës do buzëqeshni. Beqaret me mire te mos nxitohen për asgjë sepse jeta mund t’iu ndërlikohet tej mase. Nëse nuk do jene te sigurte për diçka me mire te mos hedhin hapa.
Me financat do jeni te kujdesshëm ne maksimum dhe ne këtë sektor nuk do keni aspak probleme.
Shëndeti? Për fat te keq gjendja nuk do jete ashtu si ju do dëshironit. Mos respektimi i rregullave te higjienës do sjelle pasoja. Ne pune merrini gjerat shtruar dhe çdo gjë do ece si duhet. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
Gaforrja-Jeta juaj ne çift ka kohe qe nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme, por gjate kësaj jave situata do lloje te ndryshoje. Si ju dhe partneri do mendoni se si ta bëni tjetrin te lumtur. Për beqaret do jete një jave monotone dhe pa asgjë te veçante. Nuk kane për ta ndryshuar statusin.
Ne planin financiar nuk priten vështirësi te mëdha, megjithatë mire është te shpenzoni me kujdes.
Shëndeti here do jete i mire dhe here me shqetësime te vogla. Për çdo gjë flisni me mjeket. Ne pune duhet durim dhe këmbëngulje për t’ia dale mbanë. Po i morët gjerat me përtesë nuk keni për te shkuar askund. Jeta familjare do vazhdoje te jete e mire.
Luani-Jeta ne çift do jete shume e qete gjate kësaj jave. Do flisni për gjithçka me partnerin dhe nuk do i harroni mosmarrëveshjet qe keni pasur para disa kohesh. Klima do jete me e ngrohte se një jave me pare. Beqaret do mundohen te bëjnë për vete shume persona qe me pas te përzgjedhin te duhurin. Mundësitë do jene te mira.
Ne pune do jeni me te organizuar dhe do e dini mira sa te shpenzoni.
As shëndeti nuk do jete i keq. Përkundrazi do jeni plot energji dhe dinamizëm për te ecur përpara. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do ndihen me mire. Ne pune do jeni shume te bindur se mund ta arrini atë qe doni dhe do keni sukses. Jeta familjare do jete e mire.
Virgjëresha-Konfigurimi i yjeve nuk do e favorizoje aspak harmoninë ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Here pas here do keni divergjenca dhe nuk do ndiheni te qete. Beqaret ka mundësi te bien ne dashuri me persona qe nuk kane asnjë lloj konsiderate për ta. Kjo do i lëndojë pamase.
Edhe ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Një gabim i vogël mund te sjelle dëme te parikuperueshme dhe nga ana tjetër askush nuk do ju gjendet pranë për t’iu ndihmuar te ri-ngriheni.
Sektori i shëndetit për fat te mire nuk do ketë probleme. Ne pune here pas here do ndiheni te bllokuar për te ecur para, por pas te enjtes çdo gjë do normalizohet. Ne familje do mbizotërojë një klime e ngrohte.
Peshorja-Kujdes mos e teproni me xhelozinë gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift sepse do keni probleme te shumta me partnerin. Nëse dyshoni për diçka flisni hapur me te. Beqaret do i japin me tepër prioritet jetës sentimentale dhe nuk do ndalen derisa ta gjejnë personin e duhur.
Financat do jene goxha te dobëta dhe nuk do mund te kryeni dot asnjë lloj shpenzimi. Tregohuni te kujdesshëm.
Shëndeti do ketë here pas here probleme. Mikrobet dhe viruset do e dobësojnë se tepërmi organizmin tuaj. Ne pune do jete dite e vështirë. Nëse nuk doni te vuani dhe te stresoheni mendoni ta lini punën dhe te kërkoni diçka me te mire. Familja do iu japë kënaqësi te mëdha.
Akrepi-Do kërkoni me shume liri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak atij qe keni ne krah. Nëse ai nuk ua plotëson dëshirat mos u tregoni posesive dhe mos thoni gjera për te cilat do pendoheni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te hedhin edhe hapat e para drejt një lidhje serioze.
Ekuilibri financiar do jete goxha i dobët. Mos kryeni shpenzime te pamenduara sepse problemet do jene serioze.
Shëndeti do jete i mire ditët e para, por me pas mund te dalin probleme te vogla. Ne planin profesional do keni goxha probleme. Nëse dëgjoni këshillat e kolegeve situata mund te rendohet me tepër. Jeta familjare do jete si zakonisht.
Shigjetari-Këtë jave duhet ta mbroni jetën tuaj ne çift nga çdokush dhe nga çdo gjë. Te shumte do jene ata qe janë xheloze për atmosferën e ngrohte qe është krijuar mes jush dhe do kërkojnë t’iu prishin pune. Beqaret do duan vetëm te argëtohen pa fund dhe nuk do e kenë mendjen te nisin një lidhje serioze.
Financat fatmirësisht do jene me te qëndrueshme se kohet e fundit. vazhdoni t’i menaxhoni si duhet ato qe kjo situate te vazhdoje gjate.
Shëndeti do ketë probleme. Merrni masat qe me shqetësimin me te vogël, mos ia lini gjerat kohës. Situata profesionale do jete e paqëndrueshme dhe shpeshherë kaotike. Ne familje do merrni dhurata dhe kënaqësi pa fund nga familjaret.
Bricjapi-Nëse jeni ne një lidhje nuk do arrini dot ta gjeni harmoninë ne çift gjate kësaj jave. Parteri do tregohet shume strikt për gjithçka dhe nuk do arrini dot t’i shprehni lirshëm ndjenjat. Beqaret nuk duhet te fillojnë një lidhje me këdo qe do iu dale përpara, por te tregohen te duruar deri ne ditët e fundit.
Financat do jene goxha shqetësuese, megjithatë nuk duhet ta humbni për asnjë moment besimin.
Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha. Ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do kenë përmirësime te vogla. Ne pune do iu duhet te merrni vendime te rëndësishme te cilat di ua ndryshojnë tërësisht te ardhmen. Jeta familjare do jete shume e qete.
Ujori-Fale një klime shume te mire yjore, jeta ne çift nuk do ketë as problemin me te vogël. Do flisni hapur për gjithçka me atë qe dashuroni dhe nuk do keni me asnjë brenge. Venusi nga ana tjetër do e beje me te bukur jetën e beqareve. Edhe pse nuk do arrini te krijoni një lidhje serioze, miqtë nuk do iu lënë te mërziteni për asnjë çast.
Me financat duhet te merreni pak me shume. Shpenzoni me kujdes dhe merrni këshilla nga specialiste.
Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do vuani nga pagjumësia. Ne pune do bëni projekte afatgjata te cilat do iu sjellin shume përfitime financiare. Disa do bashkëpunojnë edhe me koleget. Me familjaret do e përmirësoni situatën.
Peshqit-Te gjithë ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një jave te bukur. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do mundohet t’ua plotësojë çdo dëshirë. Beqaret do kenë mundësi te shumta për takime, por duhet te bëjnë me pare disa seleksionime.
Qe financat mos jene shume problematike duhet te shpenzoni me shume kujdes. Nuk është koha as për te shlyer borxhet.
Shëndeti do jete delikat. Mund te vuani nga ndonjë infeksion ose mund te vijnë shqetësime për shkak te konsumimit te tepruar te ilaçeve. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore. Shefat do iu japin te drejtën për te filluar projektin e madh qe kishit menduar. Edhe jeta familjare do jete e mire.