“Home Sweet Home”, u mirëprit ngrohtësisht në Egjipt
“Home Sweet Home”, filmi i metrazhit të gjatë me regji nga Faton Bajraktari, i cili është propozuar nga Kosova për Akademinë Oskar, është shfaqur edhe në Egjipt, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Kajros, shkruan KultPlus. Filmi i cili trajton pasluftën në Kosovë, në edicioni e 38-të, të këtij festivali përfaqëson Kosovën dhe Maqedoninë.
Një gjë e tillë është bërë publike nga producenti i këtij filmi Trim Musliu, i cili në rrjetin social, ka shkruar se është ndjerë i nderuar me mikpritjen që i është bërë filmit nga komunitetit shqiptarë në Egjipt.
Pas shfaqjes së suksesshëm të “Home Sweet Home”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro, u ndjeva i nderuar me pjesëmarrjen e dy ambasadorëve shqiptarë në këtë vend, siç janë Beqir Ismaili-Ambasador i Kosovës në Egjipt dhe Eduard Sulo-Ambasador i Shqipërisë në Egjipt”, thuhej në statusin e Musliut.
“Home Sweet Home”, me skenar të Zymber Kelmendit, sjellë në rolet kryesore Donat Qosjen, Arta Muqaj, Shkumbin Istrefi…/KultPlus.com