Holanda ndalon testet me Viagra për gratë shtatzëna, vdiqën 11 foshnje

Holanda ndalon testet me Viagra për gratë shtatzëna, vdiqën 11 foshnje

Në Holandë është ndaluar eksperimenti i Viagrës, për efektet e saj në zgjerimin e venave të gjakut, në dhjetra gra që kishin probleme gjatë shtatëzanisë, duke patur fetusin të pazhvilluar.

Vendimi, i dhënë nga një Komitet i pavarur i kontrollit holandez, erdhi si pasojë e vdekjes së parakoshme të 11 foshnjave të lindura në përfundim të trajtimit.

Eksperimenti u krye në 10 spitale në Amsterdam dhe qytete të tjera, në 93 gra që kishin probleme me mosrritjen e mjaftueshme të fetusit në bark.

Një komplikacion që Viagra, ilaç kundër impotencës dek burrat, mendohej se mund të ndihmonte në përmirësimin e qarkullimit të gjakut drejt plaçentës falë efektit të saj të zgjerimit të venave, sipas një verifikimi që u bë gjatë një eksperimenti mbi minjtë.

Fatkeqësisht, u vu re se pati pasoja fatale në mushkëritë e 11  foshnjave të sapo lindura, pasi ishin trajtuar nënat me viagra.

Për këtë arsye, u ndërpre menjëherë ky lloj eksperimenti.

Shpërndaje në: