Holanda mposht me përmbysje Turqinë në Berlin dhe shkon në gjysmëfinale të EURO-s
Holanda është skuadra e fundit që kualifikohet për në gjysmëfinale, pas fitores 2-1 kundër Turqisë.
Sfida nisi mjaft mirë për turqit e Montellës, të cilët kaluan në avantazh me Akaydin në minutën e 35’ pas disa momenteve dominimi në zonën e holandezëve.
Gjithsesi “Tulipanët” nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë arritën të bënin përmbysjen e madhe. Në harkun e 6 minutave, ishin De Vrij në të 70’ dhe Gakpo në të 76’ që kaluan në avantazh skuadrën e Koeman.
Kështu Holanda kompleton gjysmëfinalet e këtij Europiani, e cila do të gjejë Anglinë në fazën tjetër, ndërsa Turqia largohet me kokën lart nga ky kompeticion, si një nga surprizat më të bukura në Gjermani.