Holanda lëshon fitoren nga duart – Mali i Zi me super-rikthim për një pikë ndaj Tulipanëve
Holanda dhe Mali i Zi kanë ndarë pikët në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës.
Holanda dhe Mali i Zi kanë luajtur baras 2:2, në një ndeshje ku deri në fund dukej se Tulipanët do të dalin me tri pikët, shkruan Periskopi.
Dy golat e parë në këtë ndeshje u shënuan nga Memphis Depay, në minutat 25′ dhe 54′, për ta çuar Holandën në 0:2.
Por, Mali i Zi nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte për të marrë një pikë. Vukotic (82′) dhe Vujnovic (86′) vendosën rezultatin final.
Kështu, Holanda mbetet lidere me 20 pikë, kurse Mali i Zi e mbanë pozitën e katërt me 12 pikë. /Periskopi/