Holanda goditet nga virusi, pesë lojtarë largohen nga grumbullimi

Holanda goditet nga virusi, pesë lojtarë largohen nga grumbullimi

Përfaqësuesja e Holandës është grumbulluar për të nisur kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2024.

Por trajneri Ronald Koeman ka marrë një goditje të madhe para dy sfidave të muajit mars, pasi pesë futbollistë janë larguar nga grumbullimi.

Cody Gakpo, Matthijs de Ligt, Sven Botman, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen janë infektuar me një virus që nuk dihet se çfarë është saktësisht, por është e qartë se nuk bëhet fjalë për Covid.

Pesë lojtarët janë zëvendësuar menjëherë dhe Koeman ka ftuar tre të tjerë.

Qendërmbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, mesfushori i Bayern Munich, Ryan Gravenberch dhe portieri i Vitesses, Kjell Scherpen janë të ftuarit e ri në listën e ‘Tulipanëve’.

Shpërndaje në: